Fëmijët dhunë ndaj prindërve, policia mbron viktimat
26/03/2010 Agresorët kryesisht të papunë dhe konsumojnë pije alkoolike
DURRES- Disa kallëzime penale janë depozituar në ditët e fundit nga prindër, të cilët janë rrahur dhe kërcënuar nga djemtë e shtëpisë. Numri i kësaj kategorie që denoncon fëmijët për përdorim force vjen e rritet, ndërsa policia për të gjitha rastet ka marrë në mbrojtje viktimat e dhunës. Sherife K., 61 vjeçe, së bashku me të shoqin Haki K., 64 vjeç, nga lagje numër 12 e Durrësit kanë dëshmuar për keqtrajtimin fizik. Ata janë rrahur disa herë nga djali i tyre, i cili pasi u ka shpenzuar paratë e shtëpisë ka detyruar prindërit të kërkojnë borxh. 36-vjeçari është shoqëruar në polici dhe i është bërë e qartë se prindërit e tij kanë fituar statusin e mbrojtjes nga shteti dhe se çdo veprim dhune nga ai do e dërgonte në qeli agresorin. Për të njëjtën arsye Feride Zh., 49 vjeçe, lindur e banuese në Spitallë të Durrësit ka denoncuar djalin e saj 20-vjeçar. Ndërkohë policia ka bërë me dije se vetëm gjatë kësaj jave ku është rasti i pestë i dhunës në familje teksa prindërit qëllohen me sende të forta në trup nga djemtë e shtëpisë. Në fillim të javës 42-vjeçarja Resmie K. nga lagjja numër 12 dhe Rrahime K. nga Dibra me banim në Shkozet kanë vendosur të kërkojnë ndihmën e policisë për të shpëtuar nga dhuna e fëmijëve të tyre. Nga të dhënat që afron policia mësohet se agresorët janë të gjithë të papunë dhe konsumatorë të pijeve alkoolike, ndërsa dyshohen për përdorim droge. Në dosjen penale të ngritur ndaj tyre është përfshirë krahas kallëzimeve të prindërve edhe raporti mjeko-ligjor. Përgjithësisht të dëmtuarit janë paraqitur para inspektorëve të lagjes së tyre me shenja të dukshme dhune në trup e në fytyrë. Madje ka pasur raste që inspektorët kanë shoqëruar të dëmtuarit për trajtim mjekësor për shkak të traumave fizike apo hematomave. Këtij numri i janë shtuar edhe dhjetëra gra e femra të dhunuara nga burrat, të fejuarit apo vjehërr e kunetër. Policia ka marrë përsipër të ndërhyjë në të gjitha rastet si dhe të përgatisë dosjen për ndjekje penale për çdokënd që përdorë dhunë fizike e psikologjike në familje.