E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy të rinj italianë rrahin me grushte e shkelma të pastrehin shqiptar

26/03/2010 Dëshmitarët: Agresorët ishin kokëqethur, viktima bërtiste “nuk jam unë”

FIRECE- Tonet raciste ndaj shqiptarëve u shfaqën dhunshëm dje në Firence të Italisë, kur dy të rinj, të përshkruar nga dëshmitarët si kokëqethur, rrahën me grushte e shkelma një të pastrehë shqiptar. Ngjarja ka ndodhur dje në orën 2 të mëngjesit, kur një grup të rinjsh 20-vjeçarë e kanë sulmuar 48-vjeçarin që rrinte në shkallët e një ndërtesë që më parë kishte qenë kinema “Apollo”. Nga grupi prej pesë të rinjsh italianë u shkëputën vetëm dy prej tyre, një hidraulik 21-vjeçar dhe një djalë tjetër 19 vjeç. Dëshmitarët thonë se teksa të rinjtë e qëllonin me grushte e shkelma, shqiptari përsëriste duke ulëritur: “Nuk jam ai që kërkoni”. Në vendngjarje mbërritën karabinierët, por shqiptari nuk donte t’i denonconte agresorët e tij, por as nuk dëshironte të shtrohej në spital. Ende karabinierët nuk e kanë përcaktuar shkakun e sulmit, teksa paraprakisht dyshohet se të rinjtë kanë prirje raciste dhe e kryen këtë vepër penale për faktin se viktima ishte shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›