E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, PS: Qeveria, masa

Tiranë -Partia Socialiste ka shprehur sot shqetësimin e saj për dështimin e qeverisë në njohjen e problemeve dhe risqeve në ekonomi, duke u bazuar në rënien ekonomike nga 9.9% në 3% për vitin 2009. Deputeti socialist Arben Malaj theksoi “se rënia e eksporteve, rënia e importeve, rënia e dërgesave të emigrantëve, rritja e vështirësive të marrjes kredi, rënia e të ardhurave të buxhetit, niveli i ulët i investimeve publike, rritja e abuzimeve me çmimet e referencës, rritja e abuzivitetit me faturimin e energjisë, mashtrimet mediatike për projekte të suksesshme, janë vështirësitë që ka ekonomia e vendit tonë dhe që po sjellin rritjen e papunësisë dhe të varfërisë”.

Sipas tij, janari 2009 vërteton qartë shqetësimet e përsëritura të opozitës, ku aktiviteti ekonomik është në rënie, ndërsa të ardhurat nga TVSH-ja, janë rreth 10 milion dollarë më pak se plani.
Malaj tha se shqetësuese është gjendja e investimeve publike.

“Qeveria duhet të kontaktojë dhe të diskutojë drejtpërdrejtë me eksportuesit, ndërtuesit, me institucionet bankare dhe financiare për mundësitë konkrete të lehtësimit të vështirësive që ka ekonomia shqiptare”-tha më tej deputeti i Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›