E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet sekreti në orën e Abraham Linkolnit

Uashington - Është gjetur një mesazh i fshehur në orën e ish presidentit amerikan, Abraham Linkoln. Drejtues të Muzeut Historik bëjnë të ditur se në orën e ish presidentit Linkoln, të blerë në vitet 1950, fshihet një mesazh i shkruar në mekazimat e brendshëm të saj.

Në pjesën e artë të orës, shkruhet një mesazh rreth plumbit të parë të gjaujtur në luftën e brendshme të Amerikës si dhe kënaqësia e të paturit të një presidenti në krye të vendit. “13 prill 1861: Kalaja Sumter është sulmuar nga kryengritësit. Falenderojmë Zotin që kemi një qeveri”, është mesazhi i fshehur në orën e ish presidentit amerikan, Abraham Linkoln.

Mëndohet që shkrimi i një madhësie mjaft të vogël të jetë shkruar nga mjeshtri i asaj kohe, orëndreqësi Jonathan Dillon. Sipas historianëve, ora është dërguar tek orëndreqësi gjatë atyre datave, pasi kishte pësuar një dëmtim.

Drejtori i muzet, Brent Glass shprehet se “Linkoln nuk e ka ditur se në xhepin e tij mbante një mesazh të tillë. Me sa kuptohet, orëndreqësi ka kërkuar të lërë gjurmë në histori”. Ora në fjalë, është dorëzuar në muze në vitin 1958, por mesazhi që ajo mbartte, u arrit që të zbulohet vetëm tani.

Abraham Linkoln është presidenti i 16-të i SHBA-ve dhe ka ushtruar detyrën gjatë viteve 1861-1865. Ai u vra nga një amerikanojugor në vitin 1865 ku luftën e patën fituar amerikanoveriorët.

Linkoln njihet si një ndër presidentët më të zot të ShBA-ve, pasi arriti ti jap fund skllavërisë në këtë continent.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›