E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza, Rama: Gati të ulem në tryezë nëse e thërret Topi

TIRANE-Kryetari i partisë Socialiste deklaron sot në mesditë se është gati të ulet në një tryezë politike nëse e thërret Presidenti Topi për të shmangur krizën politike në vend. Por, nënvizon se nuk ka asnjë dialog pa një marrëveshje të negociuar për hetimin e zgjedhjeve.Zoti Rama, duke ndarë të njëjtin qëndrim me rezolutën e miratuar dje nga Asambleja Parlamentare e KE-së në Strazburg, pranon se bojkoti i opozitës nuk është dicka e mirë për krizën në të cilën ndodhet vendi. Nga selia rozë ai akuzon kundërshtarin politik, Sali Berisha si përgjegjës, dhe si i vetmi njeri që ka në dorë fundin e këtij bojkoti.“Shqëipëria është në krizë dhe sot nuk e themi vetëm ne por dhe ndërkombëtarët nëpërmjet zërit të KE. Kriza politike është e thellë dhe po thellohet përditë. Dhe po paralizon jetën e vendit. është një krizë e shtrirë në shtetin shqiptar, në ekonomi, në demokracinë e vendit tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›