E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Rama: Qeveria po na zhyt në batërdi ekonomike



Kriza ekonomike ishte në qendër të fjalës së kreut socialist, Edi Rama në bashkëbisedimin e tij të përjavshëm me gazetarët. Fjalën e tij Rama e nisi duke folur për situatën ekonomike në vend, të cilën e cilësoi si "batërdi ekonomike", pasi Qeveria po fsheh krizën reale që po prek vendin. "Me këtë batërdi ekonomike ku zhytet vendi përditë, zoti Berisha vazhdon të pretendojë tunele të reja dhe rritje rrogash e pensionesh", u shpreh Rama. Sipas kryesocialistit, vendi po përjeton një krizë të vërtetë ekonomike, ndërsa thekson që rritja e premtuar e rrogave dhe pensioneve nuk do të bëhet në një kohë kur arka e shtetit është bosh. "Që prej shtatorit 2009, kur u rritën rrogat e pensionistëve, ata kanë paguar një taksë të fshehtë me zhvlerësimin e lekut. Berisha rriti pensionet për t'ua marrë përsëri, ndërsa tani bën premtime në kohën kur arka e shtetit është bosh", u shpreh Rama. Kreu i selisë rozë, i ka bërë thirrje Qeverisë të tërhiqet nga politikat e mashtrimit, kur deklaron që inflacioni është 4,4%, ndërkohë që vendi është në një batërdi ekonomike, ku kanë mbetur të papërfunduara rrugët e nisura në fushatat elektorale.
Nuk është e vërtetë që inflacioni është 4,4%, vendi është përfshirë nga një krizë e thellë ekonomike, ku politikat e gabuara ekonomike tregojnë që është shprehje e interesave të një grupi të caktuar njerëzish. Për të parë krizën, mjafton të shikojmë rrugët e papërfunduara të fushatave elektorale që kanë mbetur përgjysmë, pasi Qeveria nuk paguan dot punëtorët. është koha që Qeveria të tërhiqet nga politika e mashtrimeve dhe të nisë të reflektojë" theksoi Rama. Kjo krizë, sipas Ramës mbetet lak në fytin e vendit, që do të shembet ashtu si tuneli i Kalimashit. "është një krizë e ecjes kokëforte që do të ketë të njëjtin fat si tuneli i Kalimashit, nëse tuneli ka rënë, tregon që edhe kjo krizë qëndron si lak në fytin e vendit" - theksoi Rama. Për kreun socialist, situata ekonomike po vështirësohet përditë edhe për familjet e të punësuarve."Prej shumë muajsh, shumë të punësuar kanë humbur vendin e punës, të punësuarit e sipërmarrjeve me fason po punojnë gjysmën e javës, sipërmarrësit e punëve publike nuk po paguajnë pagat prej muajsh, sepse është e njohur botërisht se Qeveria nuk ka lekë të paguajë punët e hapura nëpër rrugët e mbetura përgjysmë, të cilat nuk po financohen dot", u shpreh Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›