E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza Ruci Oferta per zgjidhje mbi tryeze Berisha hesht

TIRANE- Kreu i grupit kuvendor te PS Gramoz Ruci argumentoi disa nga ceshtjet kryesore qe shtyne opoziten te braktise serish sallen e kuvendit duke i kerkuar qeverise pergjigje per problemet thelbesore qe shqetesojne vendin.

Ne nje bashkebisedim me gazetaret Ruci theksoi se heshtja e qeverise ndaj ofertes se opozites per zgjedhjen e ngercit politik eshte shprehje e qarte e mungeses se vullnetit per te nxjerre vendin nga kriza.

Nje jave me pare PS i dorezoi kryeministrit oferten e saj per zgjidhjen e rruges pa krye ku e ka zhytur vendin me vota te vjedhura. Transparenca e zgjedhjeve do ti hapte rrugen jo vetem reformes elektorale por edhe mbare reformave te tjera per te cilat ka nevoje vendi. Heshtja tregon me se miri se Berisha nuk ka as me te voglin shqetesim per zgjidhjen e kesaj krize u shpreh Ruci.

Ndersa permendi shqetesimin e opozites per kercenime e vrasje te pazbardhura te perfaqesuesve te Partise Socialiste deputeti Gramoz Ruci shigjetoi qeverine duke u shprehur se krimi korrupsioni dhe mungesa e vullnetit per zgjidhjen e krizes po i kushtojne shume vendit.

Agjencite e huaja i dhane dje Shqiperise nje sinjal te keq. Sipas tyre aplikimi per vendin kandidat ne BE te Shqiperise nuk do te marre nje drite jeshile. Krimi korrupsioni dhe kriza e thelle institucionale e shkaktuar nga Berisha jane arsyet qe do te ndikojne per te mos hapur driten jeshile per fillimin e bisedimeve per fitimin e statusit kandidat u shpreh Ruci.

Ne lidhje me vendimin e qeverise per shembjen e piramides Ruci e konsideroi perpjekje te kryeministrit Berisha per te larguar vemendjen nga kriza politike. Kreu i grupit PS foli edhe per votimin ne Kuvend te ceshtjes se mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja duke theksuar se votimi nuk ishte i sakte por qeveria procedoi me dergimin e ceshtjes ne Gjykatesic tha ai duke shkelur Kushtetuten.

e.n/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Kriza Ruci Oferta per zgjidhje mbi tryeze Berisha hesht

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›