E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres forcat detare dhe ajrore stervitje kunder terrorizmit

DURREumlS-Forcat Detare dhe Ajrore te Shqiperise improvizuan sot paradite nje stervitje ne bregdetin e Durresit ne diten e dyte e panairit te armeve ALMEX 2010.
Ne pranine e perfaqesuesve te NATO-s atasheve ushtarake te disa ambasadave te akredituara ne Tirane dhe drejtuesve te larte te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise Shqiptare mjete lundruese te Rojes Bregdetare dhe forcave RENEA ne bashkepunim me repartin e helikoptereve realizuan nje demostrim shumeplanesh te kapaciteteve tona ushtarake ne sherbim te luftes kunder terrorizmit dhe emergjencave civile.

Per me shume se nje ore ushtarake te forcave detare ajrore dhe te policise se shtetit paraqiten aspekte te veprimtarise se koordinuar ne det dhe ne ajer. Ne stervitje moren pjese tre helikoptere dhe shtate mjete lundruese te kapaciteteve te ndryshme.
ALMEX 2010 eshte panairi i pare nderkombetar per Mbrojtjes dhe Sigurine qe u cel nje dite me pare ne Tirane.
Dita e pare e panairit me pjesemarrjen e 115 firma te interesuara vendase dhe te huaja u realizua ne Regjimentin e Forcave tona speciale ne Zall Herr ndersa neser ne diten e fundit te veprimtarise do te realizohet nje demostrim ne bulevardin kryesor te Tiranes tha per ATSH-ne nje prej organizatoreve.

d.b/ATA/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›