E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, zjarr në anijen cisternë, 1 i vdekur, 2 të zhdukur, shpëtohen 11

DURRËS- Një anije cisternë është përfshirë mesditën e sotme nga flakët e zjarrit, gjashtë milje larg bregdetit në Porto Romano, ndërsa mësohet se njëri prej anëtarëve të ekuipazhit ka humbur jetën.

30 minuta pas rënies së zjarrit, anija me emrin "Edirne" është fundosur.

Lajmi konfirmohet nga Kapitaneria e Portit, Durrës, sipas së cilit mësohet se anija në fjalë kishte shkarkuar para 3 ditësh, 3 mijë e 500 ton benzinë në portin e hidrokarbureve në Porto Romano, ndërsa sot ishte nisur drejt Italisë.

Me tu njoftuar për zjarrin, skafet e policisë kufitare dhe anijet e marinës kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë mundur të evakuojnë 11 nga 15 anëtarët e tjerë të saj, ndërkohë që raportohet se po kërkohen 3 të tjerë. Mësohet se anija e përfshirë nga flakët mbante një flamur panamez, ndërsa kapiteni i saj është slloven.

Nuk dihet identiteti i personave të tjerë të ekuipazhit, ndërsa mbeten ende të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›