Shperthimi i eksplozivit ne banesen e shoferit, kapen atentatoret
Tirane-Nje muaj pas shperthimit te nje sasie eksplozivi, ne banesen e nje personi ne kryeqytet, policia ka vene ne pranga dy te dyshuarit si autore te ngjarjes. Burime zyrtare te policise bene te ditur se pas operacionit te koduar "Rrezja X", u ekzekutuan urdhrat e ndalimit te Prokurorise se Tiranes, per 25-vjecarin Lulzim Meta dhe 20-vjecaren Klodeta Metkola, te dy banues ne Kamez, Tirane. Keta dy persona dyshohet se ne daten 28 janar te ketij viti, kane vene nje sasi prej 400 grame lende eksplozive, ne automjetin fugon ne pronesi te 34-vjecarit Enderim Lezaj, i cili ndodhej i parkuar prane baneses se tij ne "Rrugen e Durresit". Por ne kete rast eksplozivi nuk ka shperthyer. Pasi nuk ia kane arritur qellimit, Meta dhe Metkola, disa dite me vone, ne 22 shkurt dyshohet se kane vendosur po te njejte sasi prej 400 grame tritol me lidhje elektrike, ne banesen e po te njejtin person. Lenda eksplozive e vendosur ne lavatricen e shtepise se Lezajt, ka shperthyer duke shkaterruar banesen e Lezajt, qe ndodhej ne kompleksin malajzian prane ktheses se Kamzes. Fatmiresisht ne ate moment ai nuk ndodhej ne shtepi dhe nga shperthimi jane shkaktuar vetem deme materiale. Lezaj banonte me qera ne ate apartament, se bashku me te fejuaren e tij. Sipas policise, hetimet rezultuan se ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta. 34-vjecari Enderim Lezaj, me origjine nga Burreli, punonte si shofer i linjes interurbane Tirane-Burrel.
L.K