Personazhet e "kuadratit L" ne PS
Feti Zeneli
Carlo M. Cipolla ka dhjete vjet qe ka vdekur, por veprat e shkruara, qe i ka lene njerezimit e bejne ate te pavdekshem. Ai ka qene nje historian i njohur, i specializuar ne historine e ekonomise. Me vepren e tij "Ligjet themelore te budallallekut njerezor", u be i famshem ne te gjithe boten. Ne kete veper Cipolla rendit pese ligje themelore per budallallekun njerezor, ku me i rendesishem nga te gjithe konsiderohet "ligji i trete" ose i quajtur ndryshe, "ligji i arte". Sipas ketij ligji, qeniet njerezore perfshihen ne nje prej ketyre kater kategorive: leshkot, te arsyeshmit-inteligjentet, banditet dhe budallenjte. Ja c'shkruan, midis te tjerash, Carlo M. Cipolla ne kete liber: "Ne qofte se Filani ben nje veprim nga i cili peson nje humbje dhe njekohesisht sjell nje perfitim per Fistekun, Filani do te klasifikohet ne kuadratin L: Filani ka vepruar si leshko. Nese Filani kryen nje veprim, nga i cili ka perfitim per vete e njekohesisht ben qe dhe Fisteku te kete perfitim, atehere Filani do te klasifikohet ne kuadratin I: Filani ka vepruar si njeri inteligjent. Nese Filani kryen nje veprim nga i cili nxjerr nje fitim per vete duke i shkaktuar humbje Fistekut, atehere do te klasifikohet ne kuadratin Ba: Filani ka vepruar si bandit. Budallalleku i korrespondon kuadratit Bu dhe te gjitha pikave te boshtit Y nen piken O..."
Dikujt mund t'i duken te zakonshme keto thenie, por kushdo qe e ka lexuar me kujdes kete liber te vogel, prej jo me shume se 50 faqe, eshte bindur se kemi te bejme me nje analize te mirefillt shkencore ku, ne mjaft raste; humbjen e lekeve, te kohes, energjive, qetesise, gjumit dhe humorit e shpjegon me veprimet e "...disa qenieve absurde qe na dalin perpara ne momentet me te papritura e te papershtatshme per t'na shkaktuar deme, deshtime e nderlikime pa patur asnje fitim nga ajo qe po bejne". Natyrisht Carlo M. Capilla ndalet ne menyre te hollesishme tek personazhet e "kuadratit Bu", por, per mendimin tim, edhe kjo kategori njerezore i arrin qellimet e saj te mbrapshta nga qe rreth e qark saj ekzistojne personazhet e "kuadratit L"; pra leshkot. Prej "leshkove" perfitojne jo vetem "budallenjte", por edhe "banditet" ose personazhet e "kuadratit Ba". Duke iu larguar disi frazologjise se historianit te njohur ne te gjithe boten, me synimin per ta bere sa me te kuptueshme per qytetaret e thjeshte shqiptare filozofine e Carlo M. Capilla, mjafton t'ju kujtojme atyre se "leshkot" ne gjuhe popullore jane ata qe quhen: "te miret e botes dhe te liqte e shtepise".
Cdo grupim politiko-shoqeror i ka ne perberje te tij te gjitha grupimet qe permend Cipolla ne librin"Ligjet themelore te budallallekut njerezor", por ndryshimi qendron ne faktin se kush dominon: -"leshkot", "inteligjentet", "budallenjte" apo "banditet"?!... Gjithashtu sa me i madh te jete grupi i njerezve, aq me te pranishme jane grupimet e mesiperme. Partite politike jane, per shembull, grupime te medha njerezish, qe pavaresisht se perfaqesojne te njejtin ideal politik, kane sjellje, qendrime dhe individualitete te ndryshme. Ne perberje te tyre mund te gjesh lloj-lloj individesh; me vlera, por edhe me vese te shumta. Shpesh prania e grupimeve dhe cilesive qe ato perfaqesojne ne nje parti politike apo organizate shoqerore diktohet nga personaliteti i liderit qe kane ne krye. Kur personaliteti i liderit dominohet nga virtytet dhe cilesite e mira, atehere ne kete parti apo grupim shoqeror dominojne te arsyeshmit apo inteligjentet; ne te kunderten ligjin e bejne "leshkot", "banditet" dhe "budallenjte".
Duke iu referuar realitet shqiptar te koheve te fundit, sidomos dy partive me te medha te ketij vendi, Partise Demokratike dhe Partise Socialiste mund te bejme nje analize me konkrete ne kete drejtim. Sjelljet politike te ketyre dy forcave reflektojne formimin intelektual dhe karakterin moral te lidereve te tyre. Konkretisht lideri demokrat, Prof. Dr. Sali Berisha i ka dhene PD-se fizionomine e karakterit te tij te fort si nje shqiptar i madh, qe punon prej kaq kohesh per interesat e vendit dhe kombit te tij, duke filluar, me se paku, qysh nga gushti i vitit 1990, ne takimin e organizuar nga lideri komunist Ramiz Alia me intelektualet e kryeqytetit. Ne kete menyre ai, per me se 20 vite radhe, me sjelljen dhe qendrimin e tij ka diktuar edhe modelin qe duhet te ndjekin te gjithe mbeshtetesit e tij brenda PD-se apo jashte saj, duke bere qe te kete sa me pak "leshko", "budallenje" dhe "bandit" perkrah tij. Tjeter pamje kemi tek Partia Socialiste e Edvin Rames, ku kategorite e "leshkove", "budallenjve" dhe "banditeve" jane me shumice, jo vetem per shkak te karakterit pervers te kreut te tyre, por edhe te trashegimise puniste qe kjo force politike mbart. Antimitingjet enveriste te vitit 1991, rrebelimi komunist i vitit 1997, manipulimi sistematik i zgjedhjeve ne periudhen 1997-2005, opozita bojkotuese e ketyre muajve te fundit e keshtu me radhe, me shume se sa veprime "banditesh" apo "budallenjsh" jane veprime "leshkosh". Madje, te kesaj natyre jane ne Partine Socialiste edhe ato veprime qe shumekush mendon se i perkasin "kadratit I" te Cipolles, pasi nese ato do te ishin realisht njerez te "arsyeshem-inteligjent", atehere nuk kishte pse t'i terhiqte te gjithe per hunde Edvin Rama. Fakti qe keta "Filaner" vetem sa e mendojne, por nuk e realizojne ne praktike "fitimin" e tyre duke i sherbyer keshtu vetem interesit te "Fistekut", nuk i zhvendos ata pertej "kuadratit L", sado militantizem, heroizem, antishqiptarizem dhe antievropianizem te tregojne.
Ne analize te fundit, "leshkot" e PS ndahen ne dy kategori: -ne "qendrestare" dhe ne "mercenare". Natyrisht "qendrestaret" jane ata, qe vijne qysh nga koha e "brigadave komuniste e partizane", per shkak te idealit bolshevik, te trasheguar nga Partia Komuniste tek Partia e Punes, dhe se fundi, tek Partia Socialiste. Keta lloj "leshkosh" nuk ka pse te mos respektohen per bindjet e tyre, por ndarja vjen ne momentin qe mundohen t'i maskojne keto bindje me frazologji demokratike dhe patriotike. Ndryshe qendron problemi me "leshkot mercenare", qe kane filluar t'i bejne fresk Edvin Rames, njelloj sic i benin dikur fresk Skender Gjinushit dhe Fatos Nanos ne ngjarjet e vitit 1997. Zakonisht keta lloj "leshkosh", ndonjehere behen me te devotshem, pse jo dhe me te domosdoshem se sa "qendrestaret". Ja, shihni tani, ku e ka bazuar aksionin politik te bojkotit Edvin Rama: -Tek disa politikane, qe deri para zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 kane milituar djathtas, apo tek LSI dhe organizata te ndryshme joqeveritare si; Ngjela, Zogaj, Shehi, Legisi, Stefani, Veliaj, etj. Keta "inteligjente" po imitojne qendrimin e "leshkove mercenare" te 1997-es, pa mbeshtetjen dhe perkrahjen e te cileve s'kishte per te ndodhur "revolucioni demokratik i vonuar", sipas Qoses. Natyrisht "i njejti uje lumi nuk mund te kaloje dy here ne te njejtat brigje", por "mercenaret" aktual mendojne se mund ta zhvendosin veten nga "kuadrati L" tek "kuadrati I" i Cipolles, vetem duke perdorur te njejtin agresivitet dhe organizim politik, si 13 vite me pare. Une nuk kam pare asnje perfaqesues te larte te Partise Socialiste te beje kete mbrojtje stoike te kauzes se bojkotit dhe hapjes antikushtetuese te kutive, qe bejne "mercenaret" me te fundit te kesaj force politike. Kush e ka ndjekur rregullisht emisionin "Opinion" te gazetarit te mirenjohur, Blendi Fevziu, e ka pare "live" kete devotshmeri, aq sa ne nje prej ketyre emisioneve, Ben Blushi u detyrua te replikoje me Prec Zogaj, duke i thene: "Po ngadale, o Prec, se po na del me socialist se une (!?)". Te tille njerez, me shume se sa gjykimi, i vendos "nen arme" perfitimi. Ata mund te hiqen sa te duan parimore, patriote e proeuropiane, por realisht asnje vlere te tille nuk kane. Ne politiken e sotme nuk mjafton vetem te jesh "i lexuar", por mbi te gjitha te jesh i perkushtuar per popullin dhe vendin tend. Nje sentence filozofike e Napoleon Bonapartit thote: "Njerezit qe ia kane ndryshuar faqen botes, s'e kane bere kete duke akaparuar kryetaret, por gjithnje duke shkundur masat. Mjeti i pare eshte mashtrim dhe ky nuk sjell me vete vecse rezultate te dores se dyte, mjeti i dyte eshte vepra e gjeniut dhe ky ia ndryshon faqen botes".