Kriza, bie interesi për pushimet jashtë vendit
Fluksi i prenotimeve për sezonin e verës, sipas agjencive dhe operatorëve turistikë të Fierit, ka pësuar një rënie të dukshme. Ndërkohë që shpresa e vetme për ta mbeten emigrantët, që kanë nisur të vijnë për të kaluar pushimet. Kjo konfirmohet prej përfaqësuesve të disa prej agjencive turistike që operojnë në Fier, të cilët shprehen se fluksi i prenotimeve ndryshe nga vitet e kaluara ka pësuar një rënie të konsiderueshme.
Përfaqësuesit e agjencive turistike shprehen për gazetën se krahasuar me një vit më parë kjo rënie shkon në më shumë se 50%. Sipas tyre, shkaku kryesor i kësaj rënie prenotimesh për pushime jashtë vendit, mbetet kriza ekonomike që ka përfshirë gjithë botën dhe veçanërisht rajonin. Në të njëjtën kohë edhe ardhjet e emigrantëve, ndryshe nga vitet e shkuara, kanë qenë të pakta. Megjithatë, ata shprehen optimistë se me ardhjen e tyre në vijim të korrikut dhe gjatë muajit gusht, situata do të ndryshojë.
"Fluksi i prenotimeve për pushime gjatë kësaj periudhe ka qenë në ulje. Ne nuk mund t‘i japim asnjë shpjegim tjetër, veç krizës ekonomike", shprehet Lira Tuka, operatore turistike në Fier.
"Presim ardhjen e emigrantëve ashtu si çdo vit në muajin korrik dhe gusht që të mund të lëvizë diçka", ka thënë Agim Serjani një tjetër operator turistik.
Këtë vit, agjencitë turistike, ndryshe nga sezonet e kaluara kanë bërë mjaft oferta, megjithatë, është ndier një rënie e ndjeshme e interesimit të njerëzve për pushime më ndryshe. Ajo që kanë zgjedhur fierakët deri tani është plazh me ditë ose pushues ditor. Gjatë fundjavës kryesisht me qindra automjete i drejtohen plazhit të Vlorës apo të Jugut të vendit për t‘u kthyer në mbrëmje apo në përfundim të fundjavës.