E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, nën 60 USD

Është mbyllur me rënie çmimi i naftës në bursën e Nju Jorkut, në përfundim të një jave që ka parë uljen më të madhe javore të regjistruar që prej janarit. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë amerikane të lajmeve, sipas të cilave kjo situatë vjen si pasojë e frikës së recesionit ekonomik mund të zgjasë më shumë nga sa parashikohej. Kështu, çmimi i "arit të zi" e mbylli seancën e së premtes me një rënie prej 52 cent, duke shkuar në kuotën 59.89 dollarë për fuçi. Në tregun vendas, çmimi i naftës për litër ka pësuar një rritje mesatare prej rreth 7 lekë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›