Skadon afati i kasave, 30% e VIP-va me kasa
Data 1 qershor ka gjetur pjesën më të madhe të bizneseve VIP dhe me TVSH, që operojnë në Tiranë, pa pajisjen fiskale. Skadimi i afatit (31 maj) detyron tatimorët që të nisin fushatën e gjobave që shkojnë deri në 1 milion lekë të vjetra. Mësohet nga të dhënat operative përmes pesë shoqërive të autorizuara nga Ministria e Financave, se rreth 30 për qind e bizneseve VIP dhe ato me TVSH që e ushtrojnë aktivitetin në rajonin e Tiranës, nuk e kanë të vendosur kasën fiskale. Vetëm dy prej shoqërive kanë mundur të shesin rreth 1600 pajisje fiskale, ndërsa tri të tjerat rreth 300, në një kohë që janë rreth 3 mijë subjekte të mëdha. Disa biznese të mëdha kanë marrë deri në 50-60 kasa fiskale secila, për pasojë, diferenca e mbetur e subjekteve pa pajisjen që kontrollon xhiron e aktivitetit ditor, është tepër e madhe.
Vetë shoqëritë pranojnë fenomenin e "minutës së fundit", ku shumë biznese kërkuan vendosjen e pajisjes fiskale në dy ditë para skadimit të afatit. Në morinë e kërkesave, të pesta shoqëritë e autorizuara nuk kishin mundësinë e përmbushjes së detyrimit, për vetë afatin 30 ditor që kërkon vendosja e aparatit, bashkë me pajisjet e tjera shtesë.
Procesi
Situata me vendosjen e kasave nuk duket dhe aq optimiste, pasi janë vërejtur shumë vështirësi, të cilat lidhen më së shumti me mentalitetin e biznesit. Duke qenë se shumë aktivitete private janë "djegur" me kasat e vendosura në vitet ‘94-‘95, procesin e tanishëm e shikojnë më mjaft dyshim. Shoqërive të autorizuara u duhet të bindin biznesin për vendosjen e pajisjes, e më pas për t‘i trajnuar ato. "Disa biznese nuk kanë pasur para për blerjen e pajisjes, duke na detyruar të lidhim marrëveshje me bankat për të dhënë kredi, përmes kontratave që kemi me subjektin që do të vendosë kasën fiskale. Ka të tjera biznese që kanë marrë pajisjen, por nuk kanë dhënë paratë", shprehet për gazetën njëra nga pesë shoqëritë e autorizuara me ligj për vendosjen e kasave fiskale.
Situata
Në rang vendi numërohen rreth 100 mijë biznese, të cilat brenda vitit 2010, duhet të kenë me detyrim shërbimin e kasës fiskale. Tregu cilësohet mjaft fitimprurës për pesë shoqëritë që kanë fituar tenderin dy vjet më parë për vendosjen e pajisjeve fiskale, por ata nuk duken shumë optimistë, për vetë problemet që janë hasur në terren. Për ta nuk mjafton vendimi i qeverisë që i detyron bizneset për të blerë dhe vendosur kasën sipas afateve, sesa terreni dhe kultura ku punohet. Nga ana e tyre, vet bizneset kanë kundërshtuar çmimin e pajisjes, e cila në të shumtën e rasteve arrin në 500 euro, ndërsa ka të tjera pajisje më të specifikuara me çmim 3 mijë euro.