SHBA bën thirrje për më shumë ndihma
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Geits, i bëri thirrje dje komunitetit ndërkombëtar për më shumë ndihma për Afganistanin, të cilat do të shërbenin për infrastrukturën e këtij vendi, shtimin dhe përmirësimin e forcave ushtarake, si dhe sigurimin e zgjedhjeve të pavarura gjatë fushatës së këtij viti. Zgjedhjet e gushtit në Afganistan shihen si një testim shumë i rëndësishëm i progreseve që ka bërë vendi në kuadrin e demokracisë dhe ardhmja e tij do të varet në masë shumë të madhe prej tyre.