Thirrje
Thirrje
Muzë, mos fli hape sythin
Dhe më huazo zërin këngës
Përkulem para teje
Digjem e flakë s’jam
Muzë, në fillim ishte fjala
Dhe fjala ishte gjithçka
Tanimë s’mbet gjë tjetër
Përpos fjala e dashuria
Më dëfto kufirin e jetës dhe vdekjes
Dhe mbretërinë poezisë
Në qytetin tim më kufij dhe mure
Më dëfto mbretërinë tënde
Prej urate
Dhe më mëso të bëhem dishepull i fjalës
I muzikës së shpirtit të dëlirë
Që vallëzon kurrë pa ndal
Më dëfto shumë
Se historia është nyje në këmbë
E shkruar dhe e rishkruar
Nëpërmjet gishtave të dridhur
Për të prodhuar mite
Dhe një kodër rrenash
E pra Muzë, këndo me mua
Dhe dashurinë që vlon
Në metamorfozën e kohës
Më dëfto Zoti im se
Dielli lind për të mirët dhe të këqijtë
Gjuha e zjarrtë shndërrohet në hije
Dhe shikimi im në horizontin e pritjes
Tek rikthen mendjen në ditën e djeshme
Dhe kundron strukturën e kohës
Në pikën e së nesërmen
Përleshem
Nganjëherë i kafshoj dhëmbët furishëm
I kafshoj fort gjuha më përleshet me dhëmbë,
Më mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,
Me gjilpërë më duhet ta qep gjuhën,
Engjëllushka ime, Jo pse dua nganjëherë
Çuditem edhe me veten si i kafshoj ëndrrat,
Hahem me to deri në përgjakje
I kafshoj dhe përleshëm me realitetin,
Nëpër net me ëndrra vjeshtore
Dhe pranvera me buzëqeshje dashurore
Hamendja për fitore mbyt trishtimin
I kafshoj ditët, edhe netët i kafshoj,
Të zeza si futa, netët e paperënduara,
Krejt përgjakëm nganjëherë,
Me dhëmbët e mi të rëndë - të rëndë,
Sa shkëmbinjtë e Bjeshkëve të Namuna,
Nganjëherë botën e zë gjumi 'mes të ditës,
Dhe aty përulet miti i fuqisë së qëndresës
Trulloset bota krejt e humbur përkundet,
Harron përuljen e gjurit nganjëherë bota
Bje në gjumë nëpër ninulla ledhatuese
Papritur tretet nga thartira që të qet zorrët
Tuhajsohet mendja dhe humb imazhin në pasqyrë
Pema Jetës zë rrugën në mëngjesin me vesë djellore
E unë, nganjëherë i vetmuar përleshem me botën
Dhe përhumbem në lakuriqësinë e poezisë
Gjyqi për vjershën time
Kështjella e drejtësisë s’mund të përmbyset
Me një të fryrë nga zgafella e gojës
Edhe nëse Jozefi K vdiq si qen rrugëve të Parisit a Pragës
Procesi nuk u mbyll e ai mbetet proces
Të premtet e mëdha s’kuptohen pa të dielën e madhe.
ǒfaj ka poezia që e sulmon
Imunitetin s’mund t’ia marrësh as kur lakuriqësohet
Mjekrën time të pakrehur kurrë,
Të rritur zjarreve përcëlluese
Mbuluar me merimanga gërdie
Edhe po deshe s’mund ta puthësh kurrë
Dhe beso, kjo poezi vlon për dashuni
Është e lakuriqësuar se i është falur kjo dhunti
Po deshe vraje, në varr mund ta vësh
Strukturën e mendimeve s’mund t’ia prekësh
Poezia është e panjollë pse e sulmon
Barbar, po deshe vraje
Do pjell gjarpinj, që sytë të t’i helmojnë
Macet e çartuna vrapojnë gjoksit trishtueshëm
Po deshe vraje ajo kurrë s’vdes
Edhe nga varri shpirtin e trazon
24 Mars 2009