Kriza, bota në alarm
Pjesa më e madhe e shteteve të botës është e alarmuar nga kriza financiare. Ato po hulumtojnë të gjitha rezervat e mundshme: kanë mobilizuar biliona dollarë, me qëllim që pasojat të jenë sa më të vogla. Agjencia "Reuters" ka dhënë një pasqyrë të hapave që po ndërmarrin qeveritë e vendeve të prekura nga kriza
SHBA: Plani prej 700 miliardë dollarësh, pa përfshirë programin
e kapitalit bankar nga rezervat federale: Thesari do të injektojë
250 miliardë dollarë në institucionet financiare vendore, me
shuma të kufizuara deri në 25 miliardë apo 3 për qind e aseteve
të vlerësuara në rrezik.
Asetet e këqija: Thesari mund t‘i blejë asetet e hipotekave
problematike nga institucionet financiare.
Depozitat bankare: Të siguruara deri në 250 mijë dollarë për llogari. Thesari mund t‘i japë hua shuma të palimituara agjencisë për sigurimin e bankave, që të sigurojë depozituesit, të cilëve do t‘u paguhen paratë nga dështimi i bankave.
Likuiditeti: Rezervat federale aplikojnë masa të ndryshme për
likuiditet deri në 900 miliardë dollarë, plus programi i letrave komerciale dhe hua për kompani individuale si AIG dhe JPMorgan.
Rusia: Një plan i shpëtimit përfshin kapitalin bankar prej 210 miliardë dollarësh. Kërkesat për fonde nga kompanitë në sektorin
bankar arrijnë rreth 20 miliardë dollarë. Shteti ka rritur huatë
për bankat dhe ka dhënë 35.29 miliardë dollarë, një pjesë në "Sberbank" dhe pjesën tjetër në depozita të bankës shtetërore
"Vneshekonombank", që ato të bëjnë distribuimin për bankat e tjera.
Depozitat bankare janë ngritur 100 për qind.
Norvegjia: Plani i shpëtimit - 50.09 miliardë dollarë.
Irlanda: Ka planifikuar 623.5 miliardë dollarë për shpëtim nga
kriza financiare.
Britania e Madhe: Plan prej 655.9 miliardë dollarësh. Qeveria do të injektojë 37 miliardë funte në tri bankat kryesore, RBS, HBOS dhe Lloyds TSB, në formë të aksioneve qeveritare. Do të garantojë me 250 miliardë funte në huatë afatshkurtra dhe afatmesme të
bankave.
Suedia: Plani në vlerë prej 191.9 miliardë dollarësh.
Spanja: Qeveria është pajtuar që të garantojë borxhet e bankave të reja deri në dhjetor të vitit 2009. Depozitat bankare do të garantohen deri në 100 mijë euro.
Franca: 462.8 miliardë dollarë para të ndara për shpëtim nga
kriza financiare. Deri në 40 miliardë euro janë të gatshme për t‘u ndihmuar bankave të rikapitalizohen. Shteti do t‘u ofrojë kredi 10.5 miliardë euro gjashtë bankave kryesore deri në fund të vitit. Deri në 320 miliardë euro do të jenë të gatshme për garancitë bankare. Depozitat bankare do të garantohen deri në
70 mijë euro.
Gjermania: Plani, në vlerën 500 miliardë euro. Secilës bankë do t‘i lejohet rikapitalizimi deri në 10 miliardë euro dhe fondi do të marrë përsipër rrezikun deri në 5 miliardë euro për secilën bankë. "Komerzbank" është e para që ka aplikuar për fonde shtetërore, duke marrë 8.2 miliardë euro. Depozita do të ketë garanci të pakufizuara.
Polonia: Qeveria është duke punuar në rritjen e garancive
për depozita bankare deri në 59 mijë dollarë.
Zvicra: UBS AG i ka marrë 5.1 miliardë dollarë injeksion nga
shteti si kompensim për 9.3 për qind të aksionerëve, derisa "Credit Suisse Group AG" ka thënë se do të rrisë kapitalin për 10 miliardë franga zvicerane nga investitorët e jashtëm, përfshirë
edhe "Katarin". UBS gjithashtu do të japë 60 miliardë franga për asetet e këqija në fondin e krijuar nga Banka Qendrore zvicerane.
Italia: Qeveria italiane ka thënë se është gati të rrisë në 10 miliardë euro bonot qeveritare në shkëmbim të përkohshëm të
borxheve të bankave. Asnjë bankë deri më tani nuk ka kërkuar
ndihmë nga qeveria.
Republika Çeke: Qeveria do të garantojë depozitat deri në 50
mijë euro.
Austria: Me plan shpëtimi prej 100 miliardë eurosh, 15 miliardë janë dedikuar për hua. Qeveria garanton për depozitat e qytetarëve dhe ka dhënë 10 miliardë euro garanci për depozitat e kompanive të vogla dhe të mesme.
Rumania: Qeveria rumune i ka rritur garancitë për depozita bankare në 50 mijë euro, nga 20 mijë euro që kanë qenë.
Bullgaria : Qeveria bullgare ka rritur minimumin e garancive
të depozitave në 50 mijë euro. Ka ndryshuar rregulloren për rezervat e bankave nga 12 për qind, duke kërkuar që 50 për qind
e kesh-it të mbahet rezervë.
Greqia: Ka hartuar një plan shpëtimi në vlerë prej 28 miliardë eurosh. Qeveria është e përgatitur të rrisë kapitalin e bankave greke për 5 miliardë euro, por si shkëmbim ka kërkuar të marrë aksione me të drejtë vote. Bankat nuk kanë kërkuar ndihmë.
Kina: Kina ka aprovuar pakon prej 586 miliardë dollarësh. Me ndryshimet në politikën fiskale deri në vitin 2010 do të orientojnë investimet në rrugë, hekurudhë dhe infrastrukturë të aeroporteve.