Nikol Kidman: "Po mendoj t‘i them lamtumirë kinemasë"
"Australia" për mua ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm në vendin ku jam rritur. Filmin e Baz Luhrman-it e konsideroj si një tregim mbi familjen dhe kundër luftës, përveçse një histori dashurie, në kornizën e një peizazhi që shndërrohet vazhdimisht e që më ka "pasuruar" si grua dhe si nënë. E mora vesh se isha shtatzënë gjatë xhirimeve dhe vendosa çdo emocion në raportin me fëmijën aborigjen, që për mua u bë si fëmijë i vërtetë", nis të rrëfejë Nikol Kidman për filmin që ka vetëm tri ditë që ka dalë në kinematë amerikane.
Dashuri dhe luftë tek "Australia"
Bombat japoneze që bien mbi Australi dhe një histori dashurie e pamundur mes një aristokrateje të pasur angleze dhe një fshatari të ashpër. Rreth kësaj ngjarjeje zhvillohen të gjitha temat e "Australisë", filmi romantik i regjisorit Baz Luhrman. Filmi, që zgjat plot dy orë e gjysmë, ka si protagonistë kryesorë dy yje të Hollivudit me origjinë australiane: Nikol Kidman dhe mashkullin më seksi të zgjedhur nga revista "People", Hjuxh Xhekmen.
Nikol, e kthyer në zonjën Sara Ashli, e pranoi me entuziazëm propozimin për të xhiruar një film në tokën e saj të lindjes. Shtatzënia nuk e ka penguar aspak të luajë në mënyrë të magjishme pjesën e aristokrates luftëtare të zonjës Sara Ashli. Kidman, që u bë mama në muajin korrik, tregon se fëmijët janë gjithmonë një shtysë për të ecur përpara.
Baz Luhrman bind kritikët
Kritika i është përgjigjur pozitivisht punës më të re të Luhrman-it. Regjisori që mendonte të përsëriste suksesin e arritur po me aktoren Nikol Kidman si protagoniste e muzikalit "Moulin Rouge" në vitin 2001, ja arriti sërish qëllimit. I frymëzuar nga klasikët e mëdhenj, si "Afrika ime", "Bashkë me erën" dhe "Lorenci i Arabisë", drejtori arriti të bindë edhe më skeptikët. Në film duket se ka bindur tërësisht edhe Hjuxh Xhekmen-in, i thirrur për të zëvendësuar Rasëll Kraun, që tha "Jo" në momentin e fundit. Fshatari Drover është vërtet seksi dhe profesionist. Një tjetër zbulim në film është edhe aktori i vogël aborigjen, Brandon Uolters.
Kidman: Po mendoj të largohem
Por, përveç suksesit të jashtëzakonshëm të filmit, e vetmja gjë që nuk është mirëpritur nga publiku dhe kritikët ka qenë deklarata e Kidman-it për t‘u larguar nga kinemaja. E në fakt aktorja bukuroshe mund të largohet përfundimisht nga ekrani pas pak kohësh. Për momentin është vetëm një hipotezë, por ish-bashkëshortja e Tom Kruiz-it ka pranuar se nuk ndihet e sigurt për të ardhmen e saj dhe nuk e di nëse ende do të vazhdojë ta bëjë këtë profesion, duke qenë se qëllimi i saj kryesor është të ketë një familje të madhe dhe sigurisht fëmijë të tjerë. Në fakt, ajo deklaratë ishte thuajse një rrufe për fansat e saj. Në listën e saj të prioriteteve për vitet e ardhshme, kinemaja nuk qëndron në vendin e parë. Gjëja më e rëndësishme për të është familja dhe fëmijët. Me sa duket, Nikol kërkon të ndjekë gjurmët e Anxhelina Zholi-së, duke qenë se i ka tashmë tre fëmijë: vajzën tremuajshe, Sunday Rose të ardhur në jetë pas martesës me Keith Urban, me të cilin jeton në Nashville, pastaj edhe dy fëmijë të adoptuar gjatë kohës kur ishte e martuar me Tom Kruiz-in. Por, në ndryshim me Zholi-në, është fakti që Kidman është 41 vjeçe dhe ky i duket momenti më i përshtatshëm për të lindur të tjerë fëmijë. "Për sa i përket të ardhmes si aktore, nuk di ç‘të them. Jam në një fazë të jetës sime ku kam pasur shumë mundësi dhe mund të zgjedh të kem të tjerë fëmijë. Nuk di ç‘të them për të ardhmen, sepse kinemaja nuk është më prioriteti im kryesor". Nga Sidnej, ku gjendej për premierën e "Australisë", Kidman ka folur edhe për karrierën e saj si aktore. Fituesja e çmimit "Oscar" në vitin 2002, me filmin "The Hours", ka treguar në një mënyrë shumë të këndshme se filmat e saj nuk u pëlqejnë të gjithëve, sepse zakonisht i drejtohen një publiku të përcaktuar, megjithatë me "Australian" është ndryshe. Por, për momentin bukuroshja Nikol duhet të përballet me një sfidë të rëndësishme, pasi është thirrur për të interpretuar "The danish girl", historinë e artisteve daneze, Einar dhe Greta Vegener. Në këtë film Kidman do të ketë përkrah një tjetër yll kinemaje, Sharliz Teron.
41 vite të arta
Pavarësisht udhëtimeve me "United Nation Development Fund for Women", tani shtëpia është në Nashville. "Bota e Hollivudit nuk ekziston e nuk do të ekzistojë më". "Mund të shkoj në ndonjë mbrëmje të rëndësishme, të vishem për çmimet ‘Oskar‘, por universi im i vërtetë është diku tjetër. Jeta e Hollivudit nuk është jeta ime". Megjithatë ka qenë një periudhë kohe ku Nikol ishte femra më e bukur dhe më e kërkuar e Hollivudit, e cila nxirrte në pah zgjedhje të ndryshme jete: vilë në Pacifik Palisades, mbrëmje në restorantet e modës, ekskursione të shpejta me "Porsche" apo në avion me Kruiz... Dukej sikur kishte dhe zotëronte gjithçka, me një siguri ekstreme. Por, më pas, ajo siguri që për vite me radhë e bëri të punonte edhe larg Kruiz-it, u thye: "Divorci të mëson të mos rrezikosh në ndjenja, në jetë, me vetveten. Ndaloi, duke shpresuar se ka mbetur dashuri". "Isha 22 vjeçe kur erdha në Hollivud dhe takova Tom Kruiz-in, që për 11 vjet ka qenë bota ime...".
Një frazë e dëlirë dhe e thjeshtë për Nikol Kidman, sensi i kohës dhe i 41 viteve të saj, që nuk e shqetësojnë aspak. Kur ishte 22 vjeçe, me flokët kaçurrela dhe me fytyrë të imët - jo e zbehtë dhe e lëmuar siç u bë më pas në imazhin e saj prej ikone - përdorte për veten një moto: "Pull yourself together, Nicole" ("Mbaje veten Nikol"). Një moto që i ka dhënë rehati në momentet e triumfit, si çmimi "Oskar" për filmin "The Hours" dhe në ato momente me "stuhi" mediatike për divorcin dhe për martesën e dytë me muzikantin Keith Urban.
Është e njëjta shprehje që përdorte kur ishte një vajzë e vogël për të arritur gjërat që dëshironte: "Atëherë isha e çakërdisur, adhuroja të shkoja të vallëzoja, të dëgjoja koncerte roku me mikeshat e mia të asaj kohe. Naomi Uats, për shembull, me të cilën tani, pas lindjes së fëmijës, dua të interpretoj një film, për të takuar edhe vajzat që kanë qenë". Kushedi, ndoshta ka qenë edhe ajo vajzë aventuriere, që e ka lidhur më shumë me Keith Urban, këngëtari me tatuazh e vëthë, kaq ndryshe nga Kruiz.
Nikolës nuk i interesojnë aspak vitet që ka mbi shpinë. Ajo duket ende si një vajzë e re dhe plot energji. "Nuk është shumë ndryshe nga të tjerat, pavarësisht se deri në një farë pike në jetë mund të heqësh dorë nga luksi, apo rreziku për të zgjedhur vetëm filmat, miqtë, gjërat që vërtet kanë vlerë për ty. Jam e rezervuar kur flas për veten. Nëse mendoj për vetveten si për një grua jo të re, një ‘zonjë e vjetër‘ në të ardhmen. Shpresoj të jem e qetë, të kem një zemër të madhe e më shumë emocione dhe mendoj se deri në një farë pike do të jetë shumë bukur të kem flokë të gjata, por të bardha dhe miq që do t‘i përkasin, si sot, gjithnjë e më pak botës së biznesit, kinemasë apo që të jetojnë në kinema e të jenë artistë në ndonjë fushë krijuese, ndryshe nga obsesioni i zhurmës dhe i suksesit që krijon Hollivudi". Ajo është shumë e vendosur: "Është logjike që të gjithë duhet t‘i kushtojmë vëmendje të madhe familjes. Sigurisht që mes një filmi dhe diçkaje tjetër do të zgjidhja qetësinë time. Një pushim me fëmijët e mi, Belën dhe Konorin, Sandej Roz, për familjen time të madhe, për kohën që u kam kushtuar dhe do t‘u kushtoj. Unë kam një dashuri shumë të madhe për familjen time, për praninë e tyre që kanë bërë dhe bëjnë pjesë në jetën time, për fëmijët e mi, për prindërit e mi, për motrën time Antonian, për miqtë e mi të vërtetë, për miqtë e fëmijëve të mi, për gjithë njerëzit e kësaj bote. Kur je 20 vjeçe është ndryshe, por më vonë gjithçka ribashkohet dhe rritet sensi i komunitetit, i përgjegjësisë ndaj të tjerëve, sepse e ndien më shumë ‘sensin e vdekjes‘". Duken vërtet ndryshe kohët kur fuqia e të qenit me Tom Kruiz-in, një çift me imazh maksimal, e ktheu në një yll dhe në një ikonë magjepsëse. "Ka momente kur suksesi të bën të mendosh për veten si për një person të tretë. Është një gabim i madh. Unë kam qenë gjithnjë vajza e Sidneit, të cilës prindërit i kishin mësuar privilegjin për të fuqizuar imazhin e vet krijues. Adhuroja libra si ‘Nardia‘ dhe ‘Liza në botën e çudirave‘, ku dhe fitova punën e parë në moshën 14-vjeçare. Ishte puna ime e parë, liria e vërtetë. E kam ndier gjithnjë nevojën e thellë të rikthehem në origjinën time. Puna? Nuk më intereson më dhe aq më shumë rezultatet e kinemasë. Dua të bëj vetëm filma, në të cilët besoj vërtet që nuk më vënë në rrezik, madje edhe filma aventurierë. Zakonisht unë pëlqej filmat e rinj, si ‘The Visiting‘ të Daniel Kraig. Dua të interpretoj filma edhe për fëmijët e mi, si atëherë kur dublova pinguinin e mrekullueshëm në ‘Happy Feet‘, apo si ai që do të dalë për Krishtlindje, ‘The Golden Compass‘. Jam e kënaqur edhe për filma si ‘Birth o Fur‘, i cili nuk është shitur shumë. Kjo vetëdije e karrierës sime, e zgjedhjeve të mia të lindura, ka ardhur pikërisht me moshë. Ashtu si rritet gjithnjë e më shumë brenda meje nevoja për t‘u impenjuar në udhëtimet në vendet e largëta, Kongo, Serbi, Kamboxhia, Indi, për programin e parandalimit dhe ndihmën për gratë e ‘Unifem‘. Them me vete që femra dhe aktore si Bet Davis, Kathrin Hepburn apo Xhoan Crauford kanë gjetur në maturinë e tyre role dhe kohë më të mira. Nuk mendoj aspak se koha e një aktoreje është kristalizuar në vitet e rinisë, siç u ndodhi fatkeqësisht aktoreve Merlin Monro apo Xhudi Garlend, të cilat e përfunduan karrierën e tyre shumë shpejt. Aktorët kanë privilegjin t‘u dhurojnë ëndrra dhe dashuri njerëzve që nuk i njohin, që nuk i kanë takuar kurrë, por jeta është një film shumë më i madh se sa një spektakël kinematografik".