Kriza dhe beteja për Bashkinë e Tiranës
Kastriot Islami
Ky shkrim nuk është ende analizë, por një pasqyrë se çfarë ka ndodhur më 28 qershor 2009, bazuar në rezultatet legale të gjithpranuara. Analiza për rezultatin do të ishte diçka tjetër Ndërkohë që votat në këtë pasqyrë janë ato të pranuara legalisht dhe të publikuara nga KQZ, mandatet kuvendore janë vetëm rrjedhim apo një përkthim i këtyre votave në mandate nga “makina elektronike” që quhet sistem zgjedhor. Ky “ndriçim” është më shumë në funksion të një analize/projeksioni për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ndonëse mund të duket shpejt për të menduar për këtë projeksion, gjykoj se analiza e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2009 dhe lëvizjet politike që shoqëruan ato për formimin e koalicionit qeverisës PD-LSI, me ndikim në “matematikën zgjedhore” dhe dinamikat përkatëse shoqëruese do të jenë me shumë gjasa në themel të programimit elektoral të forcave politike konkurruese. Ka edhe shumë faktorë të tjerë që duhet të futen në këtë projeksion, disa avantazhues dhe disa të tjerë disavantazhues për secilin subjekt elektoral. Nga ana tjetër, nuk duhet neglizhuar fakti që acarimi aktual politik vjen edhe për shkak të ballafaqimit të ardhshëm elektoral për Tiranën, i cili parashikohet i vështirë dhe i egër. Sepse ballafaqimi për Tiranën do të jetë në masën më të madhe politike Qeveri-Opozitë dhe rezultati do të jetë prelud i zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme. Por ballafaqimi do të jetë edhe individual Rama-Berisha, dhe ndoshta (para)final midis tyre. Për më tepër “matematikisht” ballafaqimi për Tiranën është masiv, midis pothuajse të barabartësh elektoralisht dhe politikisht kompleks. Sepse zgjedhësit në Tiranë përbëjnë jo vetëm rreth një të pestën e zgjedhësve në të gjithë vendin, por edhe një mjedis orientues të balancës elektorale për të gjithë vendin.
Si janë shpërndarë rreth 83 mijë votat e shtuara...?
Pjesëmarrja e votuesve në qarkun e Tiranës është rritur në vitin 2009 me rreth 83 mijë votues, në krahasim me vitin 2005. Aleanca për Ndryshim, APN e drejtuar nga PD ka marrë në vitin 2009 rreth 32 mijë vota më shumë se në vitin 2005, të cilat mesa duket vijnë kryesisht nga 83 mijë votuesit e shtruar. Bashkimi për Ndryshim, BPN i drejtuar nga PS ka marrë në vitin 2009 rreth 53 mijë vota më shumë se në vitin 2005, nga të cilat rreth 49 mijë vijnë nga 83 mijë votuesit e shtuar dhe rreth 4 mijë për shkak të uljes së ASI, që është koalicioni i drejtuar nga LSI. Kjo do të thotë se rreth 40 për qind të votuesve të shtuar i ka marrë koalicioni i drejtuar nga PD dhe rreth 60 për qind koalicioni i drejtuar nga PSSH. Koalicioni i drejtuar nga LSI është zvogëluar me rreth 4 mijë vota në 2009, në krahasim me 2005, të cilat kanë kaluar te BPN. Ky është suksesi i koalicionit BPN, të drejtuar nga PSSH në Tiranë në dinamikën 2005-2009, zvogëlim i diferencës me koalicionin e drejtuar nga PD, por pa mundur ta përmbysë atë në favorin e saj, përmes 2 faktorëve: 1) rritjes me 17 mijë vota më shumë sesa koalicioni i PD dhe 2) rritjes në “kurriz” të LSI, me rreth 4 mijë vota.
2009/2005: Aleanca për Ndryshim, APN e drejtuar nga PD zvogëlohet me rreth 2 për qind dhe koalicioni Bashkimi për Ndryshim i drejtuar nga PS, BPN rritet me rreth 5 për qind.
Në përqindje koalicioni i drejtuar nga PD, nga 49.1 për qind të vitin 2005, ka rënë në 46.8 për qind në vitin 2009, duke humbur rreth 2.2 për qind, kryesisht për shkak të sasisë më të vogël të votave të marra nga votuesit e shtuar (nga 10 vota të shtuara ka marrë vetëm katër). Në përqindje, BPN nga 40.7 për qind të vitin 2005 është rritur në 45.7 për qind në vitin 2009, duke u rritur me rreth 5 për qind, kryesisht për shkak të sasisë më të lartë të votave të marra nga votuesit e shtuar (nga 10 vota të shtuara ka marrë gjashtë) dhe nga rënia me rreth 2.7 e ASI.
2009/2005: Zvogëlohen diferencat, por ruhet renditja midis dy koalicioneve, APN e para, BPN i dyti..
Rritja e koalicionit të drejtuar nga PSSH dhe rënia e koalicionit të drejtuar nga PD në vitin 2009, në krahasim me vitin 2005, nuk kanë mjaftuar për të ndryshuar renditjen e tri grupimeve konkurruese në sasi votash, Aleanca e PD e para, Aleanca e PSSH e dyta dhe Aleanca e LSI e treta. Ndërkohë që në vitin 2005, distanca midis Aleancës së PD dhe Aleancës së PSSH ka qenë me rreth 25 mijë ose 8.4 për qind, në vitin 2009 kjo diferencë është veçse 4350 vota ose 1.1 për qind. Aleanca e LSI ka pësuar rënie me 3750 vota, nga rreth 23700 në 19900 vota.
Si është përkthyer ecuria e votave për çdo subjekt elektoral në mandate..?
Në mandate, në vitin 2009 tanimë dihet shpërndarja e mandateve për Qarkun e Tiranës, Aleanca e PD, APN=16, Aleanca e PSSH, BPN=15 dhe Aleanca e LSI, ASI=1. Mund të imagjinoheshin dy kombinime “matematike”. Kombinimi A: E Majta (e ndarë) 16 mandate dhe e Djathta 16 mandate, pra asnjë diferencë midis të Majtës dhe së Djathtës në mandate. Kombinimi B: Qeveria (APN+ASI) =17 mandate dhe Opozita (BPN)=15 mandate, pra diferenca Qeveri-Opozitë do të ishte 2 mandate. Kurse nga llogaritjet, bazuar në shifrat e votave të vitit 2005, me sistemin proporcional rajonal, rezultati do të ishte Aleanca e PD, APN =16, Aleanca e PSSH, BPN =14 dhe Aleanca e LSI, ASI =2. Pra rezultati do të ishte përsëri e Majta ( e ndare) 16 mandate dhe e Djathta 16 mandate. Kurse Qeveria (nëse ky koalicion do të funksiononte në vitin 2005) do të kishte 18 mandate dhe opozita 14 mandate dhe diferenca Qeveri-Opozitë do të ishte 4 mandate. Nga krahasimi i rezultateve në vitet 2009 e 2005 del se Aleanca e drejtuar nga PD nuk ka rritje në mandate, Aleanca e drejtuar nga PSSH ka rritje me një mandat dhe Aleanca e drejtuar nga LSI ka zvogëlim me një mandat. Pra performanca elektorale (performancë elektorale konsiderohet numri i mandateve të fituara) 1) nuk ndryshon për Aleancën e drejtuar nga PD nga 2009 në 2005 dhe 2) gjithçka reduktohet në shkëmbimin brenda së Majtës, kur një mandat i fituar nga Aleanca e PSSH i hiqet aleancës së drejtuar nga LSI. Kjo bën që në dinamikë 2009/2005 raportet midis të Majtës e së Djathtës në mandate të mos ndryshojnë, pavarësisht suksesit relativ në vota. Ndërkohë që diferenca midis Qeverisë dhe Opozitës rezulton e zvogëluar nga 4 mandate në 2 mandate.
2009/2005: Nëse e Majta do të ishte e bashkuar...?
Nëse Aleanca e PSSH, BPN dhe Aleanca e LSI, ASI do të dilnin së bashku (koalicion i përbërë) në zgjedhjet e vitit 2005, atëherë do të fitonin 16 mandate dhe Aleanca e drejtuar nga PD, APN do të fitonte 16 mandate. Kurse në vitin 2009, nëse Aleanca e PSSH dhe Aleanca e LSI në vitin 2009 do të dilnin së bashku (në koalicion të përbërë) do të fitonin 17 mandate, kurse Aleanca e nga PD 15 mandate. Pra e Majta (e bashkuar) në 2009 do të fitonte 17 mandate dhe e Djathta 15 mandate. Kjo do të thotë se nëse në 2005 Aleanca e PSSH dhe Aleanca e LSI do të dilnin bashkë apo të ndarë, rezultati do të ishte i njëjtë, pra Majta (e ndarë) = Majta (bashkuar) 16 mandate. Kurse kjo gjë nuk do të ishte e vërtetë për vitin 2009. E Majta (e ndarë) mori 15+1=16 mandate kurse e Majta (bashkuar) do të merrte 17 mandate, pra 1 mandat më shumë (me kushtin që në të dy rastet të ishte i njëjti sistem zgjedhor, proporcional rajonal).
Bashkia e Tiranës: çfarë mund të ndodhë nëse ruhet koalicioni PD-LSI dhe përballja në 2011 do të ishte Qeveri-Opozitë..? Dhe nëse e Majta do të ishte e bashkuar?
Analiza e mëposhtme është veçse “numerike” dhe hipotetike për Bashkinë e Tiranës, por jo e parëndësishme. Ajo duhet të jetë një bazë vlerësimi realist. Sepse është vështirë gjithashtu të parashikohet sesi do të reagonin zgjedhësit e majtë përballë një koalicioni PD-LSI në konkurrim për Bashkinë e Tiranës me PS. Nisur nga shifrat e zgjedhjeve 2009 del se koalicioni i drejtuar nga PD plus koalicionin i drejtuar nga LSI ka fituar 121303 vota, ndërkohë që Bashkimi për Ndryshim ka fituar rreth 121543, duke qenë vetëm rreth 240 vota para koalicionit qeveritar. Në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës, nëse kandidatët kryesor konkurruese do të kishin përkatësisht mbështetjen e forcave të koalicionit qeveritar dhe të opozitës, atëherë duket që distanca elektorale prej 240 votash të ishte (së paku nga pikënisja numerike e tanishme) e papërfillshme dhe për rrjedhojë gara shumë e fortë. Një parametër “matematik” për t’u marrë në konsideratë dhe një “betejë” për të cilën duhet menduar qysh sot...Por që edhe pa këtë analizë kaq të hollë, tensionimi i sotëm politik fsheh në thellësinë e tij edhe këtë betejë komplekse, jo vetëm politike...Dhe nëse e Majta do të ishte e bashkuar, pra PS e LSI do të ishin së bashku, diferenca midis së Majtës (PS+LSI dhe aleatët e tyre) dhe së Djathtës (PD me aleatet e saj) do të ishte 24257 vota (kaq ishte në vitin 2009) dhe fitorja mund të konsiderohej e sigurtë...