E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza dhe opozita në "Studio e Hapur", Bushati: Nuk pati ultimatum nga PE

Nuk ka patur afat ultimativ nga Parlamenti Europian per zgjidhjen e ngercit politik ne Shqiperi. Deputete te Partise Socialiste ne nje debat ne "Studio e Hapur" per aksionin politik te opozites pas greves se urise dhe pas darkes se Strasburgut kane pranuar nje gje te tille duke thene se ka patur vetem nje afat kohor indikativ, per te shtyre palet te gjejne zgjidhje brenda nje kohe te arsyeshme, nderkohe qe per opinionistin Artan Hoxha, Brukseli ka bere te qarte se zgjatja e ngercit ngadaleson procesin integrues te vendit.
• Svoboda: Presim kompromisin nga palët

"Behet fjale per nje afat kohor indikativ, eshte nje lloj shqetesimi i faktorit nderkombetar, posacerisht ne rastin ne fjale nga europianet, por qe eshte mbeshtetur dhe ne deklarata nga SHBA, per ti dhene nje zgjidhje krizes politike ne Shqiperi, brenda nje afati kohor te arsyeshem. Ne menyre qe palet te nxiten per te gjetur nje zgjidhje, si maxhoranca si ne, eshte dhene nje afat kohor indikativ. Nje afat, i cili ka skaduar per faktin se ne se bashku me maxhorancen nuk kemi gjetur ende nje zgjidhje", u shpreh Ditmir Bushati, deputet i PS.

"Pas nje periudhe qe u komentua ne Shqiperi dhe si nje periudhe ultimative, degjojme qe pas tre javesh perseritja e te njejtit refren te zotit Fule dhe te tjereve, topi eshte ne fushen tuaj, gjeni zgjidhjen. Ne kemi durim te presim, do ju presim por nga ana tjeter proceset ne te cilat ju jeni partner me ne, me kete ngerc do ngadalesohen", tha Artan Hoxha, opinionist.

Per Frrok Cupin edhe pas kthimit te opozites ne Parlament nuk do te kete permiresim te klimes politike, nderkohe qe deputeti Damian Gjiknuri thote se maxhoranca qe po cenon rendin kushtetutes, duke permendur nismen me te fundit per ndryshimin e rregullores se Kuvendit.

"Partia Socialiste gjate gjithe kohes konsumon negativizem, pesimizem, ligesi, keqesi, dhe eshte e detyrueshme dhe jam e sigurte qe dhe maxhoranca do bjere ne pozita te luftes me opoziten. Do te shpenzoje kujdes te madh per te mbrojtur here pas here rendin kushtetues", tha Frrok Cupi.

"Eshte cinike te mendosh qe do mbroje maxhoranca rendin kushtetues kur maxhoranca eshte e para qe e shkel. Angazhohen inciativa te tilla qe minojne klimen e paqes, tregojne qe fryma eshte teresisht antikushteutese, sic eshte dhe rasti i rregullores se Kuvendit, menyra krejt antirregullore, dhe mbi te gjitha per synimin e lig qe kane. Kush eshte synimi? Kontrolli politik i Gjykates Kushtetuese, kontrolli politik i votes se fshehte te deputeteve, i gjoja me shembuj qe jane irelevant per Shqiperine, duan me metoda thellesisht antidemokratike dhe me orekset politike tashme te nje njeriu, jo te nje force politike me synim qe produkti i dale te jete thellesisht politik dhe i kontrollueshem", u shpreh Gjiknuri. "Studio e Hapur" deri ne fund u dominua nga debatet, mbi ate se cfare fitoi apo humbi opozita pas 19 diteve te greves se urise dhe per strategjine qe ajo eshte duke ndjekur.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 09 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›