E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e Euros përgatit një arkitekturë të re të Europës

22-10-2011 / Nga Pierre Rousselin (Le Figaro)

Nëse kriza euros ka një meritë është rikthimi i interesit të  ngrehinës europiane. Pas “jo” fatale të Francës në vitin 2005, shumë thoshin se do të kishte qenë më mirë të kishim ca mjete institucionale në dispozicion, në vend të ndjekjes së punën së nisur nga Etërit themelues të Europës. Ne kemi pritur që e gjithë arkitektura e krijuar në gjysmë shekullin e fundit të na kërcënonte se do shkërmoqej nën sulmet e tregjeve që Bashkimit monetar nuk ishte e përgatitur për të realizuar kufizimet e kësaj qasjeje minimaliste.
Në fakt, para krizës asnjëri s’kishte ndërmend të hapte kutinë e Pandorës të rishikimit të traktatit, e cila është ajo që është e nevojshme sot. Problemi është të bien dakord mbi Europën që ne duam dhe mbi masat që mund të merren. Dhe duke parë që e të gjithë zona e euros është në rrezik, integrimi më i madh i Bashkimit Monetar  në 17 është një prioritet i qartë. Një integrim tashmë akt, me një qeverisje të vërtetë ekonomik të zonës euro dhe koordinimin e politikave fiskale dhe taksave.
Në vështirësi të gjithë e ndjejnë nevojën. Franca dhe Gjermania janë në punë, dhe kanë vendosur të japin shembullin. Përvjetori i pesëdhjetë i traktatit të Elizesë në janar 2013, do të jetë një moment i rëndësishëm për integrimin franko-gjerman. Pavarësisht marrëdhënieve të vështira mes Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy, ky thelb i fortë është vënë gjatë krizës. Përfshirja e fuqishme e të dy ekonomive të mëdha europiane ishte e dukshme. Preferenca për metodën ndërqeveritare, e cila zëvendësoi metodën e Komunitetit në fuqi, në kohën kur Komisioni ishte motori i integrimit, doli i përforcuar.
Berlini dhe Parisi u bënë qendra e Europës. Brukseli është tani vetëm organi administrativ. Ideja "federale", duket se nuk pasqyron më realitetin. Ky evolucion që vendet e vogla gjithmonë do ta kenë të vështirë ta pranojnë, siç dëshmohet nga propozimi holandez për të krijuar një post të ri të Komisionerit përgjegjës për kontrollin e buxheteve të vendeve në vështirësi të cilët përdorën Fondit e Stabilitetit Financiar Europian (Fesf) .
Nën drejtimin e Parisit dhe Berlinit, konsolidimi i Bashkimit monetar kalon sidomos për forcimin e peshës së shteteve, siç dëshmohet nga emërimi i Herman Van Rompuy, si i pritshmi “z.Eurozonë”.
Londra është larg – Gjithashtu do t’i përgjigjen vullnetit, në mënyrë të veçantë gjermane, për të krijuar një "kontroll demokratik" të vendimeve të zonës euro. Për ta bërë këtë, idetë nuk mungojnë. Pa krijimin e një asambleje të re parlamentare mund të imagjinojmë, ashtu sic ka bërë themeluesi i një think tank-u  “EuropaNova”  Gijom Klosa, një institucioni të përfaqësuar nga deputetë kombëtarë dhe euro-deputetët, anëtarë të komiteteve të ndryshme.
Interesante është të shohësh sesi britanikët, të huaj ndaj zonës së euros, janë indiferentë ndaj këtyre përpjekjeve drejt integrimit më të madh të 17-ve.  Gjithnjë e më shumë euro-skeptikë, qeveria e Kameron nuk duket të shqetësohen shumë për mundësinë që Londra të margjinalizohet nga vendimet ekonomike të marra në kontinent.
Të tjerët nuk e fshehin shqetësimin e tyre për daljen e një Europe me "dy shpejtësi". Dhe ky është rasti i Suedisë, e cila nuk i përket zonës së euros. Në një artikull të botuar në gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, Anders Borg dhe Carl Bildt, respektivisht Kryeministri dhe ministri Jashtëm , denoncuan "afirmimin e një ndarje të re" në mesin e vendeve europiane. Me pak tradhti, të dy liderët politikë paralajmërojnë se në qoftë se do të shkohet në këtë sistem me "dy shpejtësi", do të jenë pikërisht vendet periferike, më liberale në konceptimin e tyre të ekonomisë dhe më të orientuar drejt konkurrencës, për të përfituar në terma të rritjes ekonomike.
Përgatiti: L. Lita

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›