Hemorragji në PS, që nga Shkodra gjer në Vlorë
Manipulimi i procesit të zgjedhjes së delegatëve të Kongresit socialist sjell furtunë largimesh nga PS. Dorëhiqet kreu i PS-së së Vlorës, ndërkohë që dega socialiste e qytetit të Shkodrës shpall se nuk e njeh procesin e votimit që po fabrikohet prej të dërguarve të Edi Ramës
Edhe në Tiranë ka panik – mercenarë të dhunshëm prishin takimin e Arben Malajt në “Kombinat”
Valës së të ikurve nga Partia Socialiste i shtohet edhe kryetari i degës së PS për Vlorën, Kujtim Sulçe. Mungesa e demokracisë së brendshme dhe anashkalimi i strukturave drejtuese lokale, ka detyruar kreun e Partisë Socialiste për rrethin e Vlorës, Kujtim Sulçe, të japë dorëheqjen nga ky post dhe të largohet përfundimisht nga kjo forcë politike, ku ka aderuar për vite me radhë, duke iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Jam këtu për të deklaruar dorëheqjen time nga të gjitha funksionet që mbajë, në Partinë Socialiste dhe largimin tim nga radhët e Partisë Socialiste, pasi e shikoj të pamundur për të vazhduar punë normale dhe kjo për shkak të drejtimit personal të PS-së nga zoti Rama. Kam vendosur të kontribuoj në politikë duke aderuar në LSI”, u shpreh Sulçe.
Sipas tij, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, nuk i vlerëson socialistët me merita dhe përvojë, për të drejtuar organizatat socialiste në bazë dhe në qendër, por emëron njerëz që kanë punuar kundër kësaj force politike, vetëm për shkak të interesave personale.
“Në këto vite që PS drejtohet nga Edi Rama, dua të deklaroj se demokracia në parti nuk ekziston; se strukturat partiake nuk funksionojnë; se mendimi kolegjial nuk merret në konsideratë. Përzgjedhja e kandidaturave në strukturat e partisë të pushtetit vendor, përfshirë edhe qarkun nuk merr në konsideratë meritokracia. Ka një tendencë që kandidaturat të zgjidhen në të shumtën e rasteve nga biznesmenë ku propozohet dhe emërohet ai që deri dje ka qenë kundërshtari ynë politik”, deklaroi më tej ish kreu i PS-së dega Vlorë.
Gjithashtu, Sulçe e ka akuzuar kryetarin Rama se ka shkatërruar strukturat e partisë. Burime brenda degës së Partisë Socialiste dega Vlorë, bëjnë me dije se largimi i ish kryetarit Sulçe, pritet të ndiqet edhe nga socialistë të tjerë. Rreth 88 mijë anëtarë të PS, në Shqipëri, Greqi dhe Itali mendohen tu drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur delegatët e kongresit përmes parimit “një anëtar një votë. Ajo që fshihet pas këtij procesi është mashtrimi më i madh që i bëhet përfaqësuesve dhe simpatizantëve politik të forcës më të madhe opozitare. Edhe pse thuhet se nga ky “votim”, përllogaritjet janë në raportet 1 me 100, 100 anëtarë zgjedhin një delegat, gjithçka është tym në ajër, pasi delegatët janë “zgjedhur” nga vetë kryetari i degës me ndërhyrjen e deputetëve, të cilët kanë përshtatur urdhrat e Edi Ramës, për neutralizimin e çdo mendimi kritik që mund të lindë në punimet e kongresit socialist të 5 nëntorit. Kësisoj, sot nuk mund të flitet për qendra votimi, as për orare hapje dhe mbyllje të qendrave të votimit, pasi asnjëra prej këtyre nuk ekziston dhe se gjithçka është formalitet. E thënë shkurt, delegatët janë zgjedhur ndërkohë...Edhe pse socialistët sot mendohet t’i drejtohen “kutive” të votimit...