E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nesër, Maksim Malaj dorëzon detyrën e SHPFA-së

Maksim Malaj, nesër do të dorëzojë detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Ceremonia e dorëzimit të detyrës së SHPFA-së, do të zhvillohet në praninë e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami.
Detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do e marrë shefi i sapoemëruar Xhemal Gjunkshi.
 

Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, ministri i Mbrojtjes, Arben Imai do i japë flamurin e Shtabit të Përgjithshëm, shefit të ri.
Mandati i Maksim Malajt përfundoi më 28 korrik dhe në vend të tij, u emërua Xhemal Gjunkshi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›