Ligji për vizat, debat në Parlamentin Evropian

Kjo pohohet nga eurodeputetja Tanja Fajon, pas mbledhjes së Komisionit për Lirinë, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme të Parlamentit Evropian ku u debatua për ligjin që pezullon lëvizjen e lirë.
Eurodeputetët kanë diskutuar rreth 42 amendamente të paraqitura duke marrë në konsideratë edhe sugjerimet e Komisionit dhe të Këshillit të BE-së. Por pas ndryshimeve që ekzistojnë mes propozimeve të paraqitura është vendosur që rishqyrtimi të vazhdojë me asistencën e specialistëve.
"Ky debat për pezullimin e levizjes se lire është shumë delikat dhe është politik. Kjo, sepse ai do të ketë ndikim të madh në vendet përkatëse, sidomos në Ballkanin Perëndimor. Ne u kemi propozuar shume kolegëve që të hiqet shifra e përqindjes së azilkërkuesve,ndërsa flasim për një situatë të rrezikuar në disa vende të BE-së. Çfarë ne duhet të adresojmë është që të njoftojmë menjëherë rritjen e numrit e azilkërkuesve dhe të emigrantëve ilegalë, dhe të bëjmë gjithçka që ky mekanizëm i përkohshëm pezullimi të mos përdoret më në të ardhmen", tha Tanja Fajon, Raportuese për vizat në PE, cituar nga AS.
Çështje të hapura për debatin e ardhshëm mbetet propozimi i deputetes Tanja Fajon për heqjen shifrës së përqindjes së azilkërkuesve, në rastin kur hyn në fuqi mekanizimi i rifutjes së regjimit te vizave, si dhe koha e lënë deri në aplikimin e tij. Deputetet propozojnë 90 ditë, kurse Komisioni Evropian 45. Këto por dhe aspekte teknike e juridike do të debatohen sërish në Parlamentin Evropian, deri në miratimin e ligjit. /Start/
2012-01-25 15:53