Durrës, trageti turk dhe një grek rrezikuan përplasjen
DURRES-Për pak mund të ishte kthyer në një ngjarje tepër të rëndë, momenti kur 2 tragete janë fërkuar me njëri-tjetrin, por fatmirësisht nuk janë përplasur.
Sot paradite dy tragete, njeri ‘Samsun Instambul’ me pasagjerë i linjes Durres-Bari dhe një grek ‘Filipos’ që transportonte automjete kanë evituar mrekullisht përplasjen mes tyre teksa po ankoroheshin në portin e Durrësit. Tragetet vetëm sa janë fërkuar me njëri-tjetrin, por nuk janë përplasur pasi kapitenët mundën t’a evitojnë në kohë këtë. Tek njeri prej trageteve jane shkaktuar vetem gervishtje, por jo deme te tjera.
Shkak për këtë situatë dyshohet se është bërë ankorimi njëkohësisht i disa trageteve në terminalin e portit. Trageti me pasagjerë, ‘Samsun Instambul’, ishte i pesti në radhë që ankorohej paraditen e sotme në port, nderkohe qe terminali i pasagjereve eshte teper i vogel per kete fluks.
(d.b/BalkanWeb)