E Diel, 1 Nëntor 2026

Bruce: Nuk bëhem pishman që zgjodha Canën kapiten

Autori i Lajmit: Redaksia
Britani - Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce, shpreson që dyshja e mesfushës e formuar prej Lee Cattermole dhe Lorik Canës të gjejë edhe një herë foërmën më të mirë pasi kështu “macet e zeza” mund të ktheheshin tek performanca e fillimit të sezonit. Ish- mesfushori i Middlesbrough dhe Viganit (Cattermole) dhe ish-futbollisti i PSG dhe Marsejës (Cana) ishin dy prej lojtarëve më të mirë të Sunderlandit të fillim sezonit. Performanca e dy mesfushorëve me tipare mbrojtëse errësoi të gjithë lojtarët e tjerë. Një fakt të tillë e përmend edhe vetë trajneri i “maceve të zeza”, Steve Bruce kur tregon se “Sunderlandi ka nevojë për paraqitjet e tyre fantastike që të shkojë në vendet e para të klasifikimit”. Tani “macet e zeza” ndodhen në pozita mjaft të këqija. Shkaku? Në fitoren fantastike që Sunderlandi mori kundrejt Liverpulit, më 17 tetor të 2009-ës, njëri prej lojtarëve më të mirë, Lee Catttermole, pësoi një dëmtim të rëndë, kështu alkimia e krijuar me Canën në fushë u prish. Pas atij takimi edhe shqiptari dukej sikur nuk ishte ai i pari, pasi u pezullua plot dy herë me kartona të kuq dhe në javët e fundit nuk ka qenë aq deciziv sa çka qënë në ndeshjet e para. Në 12 takimet e fundit skuadra e Sunderlandit nuk ka marrë asnjë fitore. Për këtë ecuri të dobët në kampionat Steve Bruce tha: “Është shumë e vështirë për një futbollist që, pasi humb një pjesë të madhe ndeshjesh, të rikthehet në formën më të mirë (këtu i referohet Lee Cattermoles). Jua them këtë fakt, pasi e kam provuar vetë. Nëse dikush largohet për gjashtë javë do ti duhen edhe gjashtë javë të tjera që të rekuperojë formën. Në rastin e Lees unë them se ai njeri ka vullnet të hekurt dhe se do të bëjë çmos që të riktheht në formën më të mirë në një peirudhë të shkurtër kohore. Sa më shumë ndeshje të luajë aq më deciziv do të bëhet. Ndërsa për sa i përket Lorik Canës (kaloi verën e kaluar nga Marseja tek Sanderlendi për 5 milionë stërlina) menaxheri Bruce tha: “Mendoj se në rastin e Canës ka të bëjë intensiteti i ndeshjeve në Premier League. Mendoj se Loriku është adaptuar 100% me kampionatin tonë. Ndërsa për sa i përket intensitetit nuk mund të them po të njëtën gjë, pasi të gjithë e dimë se çndryshime ka midis kampionateve të Francës dhe atij britanik. Mendoj se Loriku deri më tani ka dhënë maksimumin. Them se sjam bërë aspak pishman që e emërova Lorikun kapiten të ekipit. Jam shumë i sigurt se ai do të kthehet më i fortë se çka qenë më parë”.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›