E Diel, 1 Nëntor 2026

“FT”: Nga Greqia në SHBA. Kriza e borxheve po zgjerohet

 “Ka nisur në Athinë. Dhe po shtrihet në Lisbonë dhe Madrid. Do të ishte një gabim i rëndë që të mendosh se kriza e borxhit do të mbetet në kufijtë e ekonomisë së brishtë të eurozonës. është më shumë se një problem i Mesdheut, është një krizë financiare në botën perëndimore me pasoja shumë të thella nga sa mund të kuptojnë aktualisht investitorët.” Shkruan dje Niall Ferguson në Financial Times, duke vënë në dukje se problemi i borxhit është i njëjtë nga Islanda, në Irlandë, nga Britania e Madhe në SHBA. Për SHBA-në problemi duket larg: Gjërat më të këqija po ndodhin në eurozonë ndërsa dollari po rritet pasi konsiderohet si një parajsë e sigurtë nga investitorët. Ky efekt mund të vazhdojë për disa muaj ashtu si dollari dhe thesaret u mblodhën në panikun bankar në fund të 2008. Por një vëzhgim i pozicionit fiskal të qeverisë federale të tregon se konfirmimi i një parasje të sigurtë të duket pa kuptim- nënvizon Financial Times, duke kujtuar sesi javën e kaluar investitorët e Moody paralajmëruan për faktin se klasifikimi i trefishtë i kredive në SHBA nuk duhet të merret si i mirëqënë. Kjo vërejtje të kujton pyetjen e Larry Summer (para se ai të paraqitej në qeveri) Për sa kohë mundet që shteti huamarrës më i madh në botë të mbetet fuqia më e madhe në botë? Financial Times mbyll artilkullin me një refletik: Kriza fiskale nisi në Greqi, në vendlindjen e qytetërimit perëndimor. Shpejt do të kalojë në Britani. Por pyetja kryesore është se kur kriza do të arrijë në bastionin e fundit të fuqive perëndimore, në anën tjetër të Oqeanit Atlantik?(perktheu Suela Gera/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›