Prezantohet grupi i punes per ndertimin e Agjencise per Mbrojtjen e Konsumatorit
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Prof. Dr. Edmond Panariti, prezantoi sot grupin e punës për ndërtimin e strukturës dhe funksioneve të Agjencisë për Mbrojtjen e Konsumatorit, një nga prioritetet e Bashkisë dhe premtim zgjedhor i Kryetarit të Bashkisë, Lulzim Basha.
Kjo agjenci, sipas tij, do të funksionojë mbi dy shtylla kryesore; komunikimi i vazhdueshëm me qytetarin përmes telefonit ose internetit dhe verifikimi në vend i ankesave të qytetarëve dhe marrjen e masave, në rastet e spekullimit me çmimet ose me cilësinë e mallit.
"Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit do të jetë shembulli “par excellence”, i sinergjisë, midis pushtetit vendor dhe atij qendror, në shërbim të qytetarit", u shpreh Panariti.
Në përbërje të grupit për ndërtimin e Agjencisë janë ekspertë, personalitete dhe funksionarë të rëndësishëm të fushës si Prof. Gani Moka, Drejtor i Drejtorisë së Sigurisë dhe Cilësisë së Ushqimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK), Dr. Teita Myrseli, Drejtore e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Prof. Dr. Enver Roshi, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, Avokat Altin Goxhaj, Drejtor i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit në Tiranë, Dr.Ariela Struga, Drejtore e Drejtorisë së Vlerësimit të Riskut - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Dr.Zef Preçi, Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Dr.Pranvera Kastrati, Drejtore e Mbikqyrjes së Tregut, në METE
Agjencia Bashkiake për Mbrojtjen e Konsumatorit, një strukturë që do të krijohet së shpejti, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit në të gjitha aspektet, do të jetë simboli i sinkronisë mes pushtetit vendor dhe atij qëndror.
Panariti tha për ATSH-në se "mbrojtja e konsumatorit është një prioritet absolut dhe ky objektiv do të finalizohet në 100 ditët e para me krijimin e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, që është edhe sfida ime personale për të përmbushur këtë detyrim që kemi ndaj qytetarëve të Tiranës".
Ekzistenca e një agjencie të tillë, do t’a detyrojë Bashkinë e Tiranës të zbatojë detyrimet që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi, për sa i takon sigurisë dhe cilesisë së mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të saj administrativ. Kjo pasi Bashkia e Tiranës është edhe ofruese e shërbimeve dhe produkteve për konsumatorët e kryeqytetit dhe mban përgjegjësi për dëmet apo abuzimet e mundëshme që mund t’u shkaktohen banorëve të saj nga shërbimet apo produktet me defekt dhe të rrezikshme.
Panariti bëri të ditur se brenda Bashkisë, ekzistojnë njësi të cilat trajtojnë probleme të mbrojtjes së konsumatorit, por jo në mënyrë integrale dhe të njësuar, siç do të bëjë Agjencia Bashkiake për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Agjencia do të bashkëpunojë me agjenci të tjera qeveritare që merren me aspekte të mbrojtjes së konsumatorit, si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Instituti i Shëndetit Publik dhe organizata joqeveritare si Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit, etj.
Lidhur me situatën aktuale të sigurisë ushqimore në Tiranë, Panariti tha se nuk ekziston një studim i mirëfilltë, veç disa investigimeve sporadike në segmente të caktuara të tregut, që dëshmojnë për një situatë të pakënaqshme dhe mjaft kritike. Disa nga çështjet shqetësuese, sipas tij, janë tregtimi i mallrave ushqimore në tregje ambulante jashtë normave e standardeve higjienike, mungesat e dokumentacionit të origjinës së mallit dhe të çertifikateve shëndetësore, etj