E Shtunë, 31 Tetor 2026

Server: Kosova nuk ka precedent

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur se Kosova përbën një rast unik, prandaj nuk ka standard të dyfishtë, por bëhet fjalë për çështjen e rrethanave të ndryshme, të cilat çuan në zhvillimin e tillë të ngjarjeve.
Qëndrimin e SHBA-së e ripërsëriti Daniel Server, nënpresident i Institutit Amerikan të Paqes në Uashington. Sipas tij, ajo që e bën Kosovën ndryshe është periudha e gjatë e protektoratit të OKB-së, si dhe rezoluta 1244, me të cilën parashihet zgjidhje për statusin e Kosovës.
"Amerikanët janë të bindur se ky proces është mbyllur, ndërsa disa pohojnë se ende nuk ka përfunduar. Personalisht mendoj se ky vendim është i pakthyeshëm", tha Server në një intervistë për "Zërin e Amerikës".
Server kujtoi se para disa viteve kishte shkruar një tekst me tetë opsione për statusin e Kosovës, por siç thotë, kursi i historisë dhe ajo që ndodhi ndërkohë, eliminuan shtatë prej atyre opsioneve.
"Vendimin për pjesën më të madhe të asaj historie e mori Beogradi me aksionet e tij, e jo vetëm Prishtina", theksoi Server.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›