E Diel, 1 Nëntor 2026

Klima, Barroso: SHBA-ja mund të zhbllokojnë situatën

Kreu i Komisionit Evropian, Zhose Emanuel Barroso deklaroi se pret që presidenti amerikan Barak Obama të bëjë publike përpjekjet e reja lidhur me ndryshimet klimatike.
Barroso deklaroi se SHBA-ja mund ta zhbllokojnë situatën duke marrë rolin udhëheqës në problemet e klimës. Negociatat gjatë takimit janë bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim rreth kontributeve financiare për të reduktuar sasinë e dioksidit të karbonit të lëshuar në atmosferë.
Ndërkohë prietet që presidenti amerikan Obama arrin nesër në Kopenhagen, ku po mbahet takimi i OKB-së mbi ndryshimet klimatike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›