Mohamed Basindua, kryeministër i ri i Jemenit

Nënkryetari jemenas, Abd Rabo Mansur Hadi, nënshkroi një dekret me të cilin për kryeministër të Jemenit është emëruar lideri i opozitës, Mohamed Basindua, njoftuan mediat shtetërore jemenase.
Basindua është ish-ministër i Punëve të Jashtme, në periudhën prej vitit 1993 deri në vitin 1994. Ai për kryeministër u propozua të premten nga ana e koalicionit opozitar, i cili kundërshtoi presidentit të deritanishëm Ali Abdulla Saleh.
Më 23 nëntor, Saleh dhe përfaqësuesit e partive opozitare në Riad nënshkruan marrëveshje për dorëzim të pushtetit, me çka u hap rruga për t’i dhënë fund konfrontimit politik, që filloi në janar.
Sipas planit, të përpunuar me ndërmjetësim të vendeve nga Gjiri i Persisë, kompetencat presidenciale kaluan në duart e nënkryetarit Hadi. Marrëveshja parashikon edhe formim të qeverisë së unitetit kombëtar.