Shkoder/ elet ekspozita Rilindja kulturore ne diten e pavaresise
Në ditën e 99 vjetorit të Pavarësisë së vendit, Muzeu Historik i qytetit të Shkodrës çeli sot ekspozitën "Rilindja Kulturore Qytetare e fillim shekullit XX", një ekspozitë e cila veç posterave dhe afisheve të teatrove, autorëve të pikturës kombëtare, të arsimit, bandave muzikore të qytetit , prezantoi dhe disqe të këngëve shkodrane dhe revista që trajtonin kohën e pavarësisë në Shqipëri.
E hapur në hollin e teatrit “Migjeni”, ekspozita u vizitua nga një numër i shumtë qytetarësh shkodranë, drejtues të pushtetit vendori dhe diplomatë të huaj në Shkodër.
“Pjesë e ekspozitës janë dhe disa disqe të vjetër të këngëve shkodrane dhe bandës së qytetit, vegla muzikore të kollosëve të artit shkodran e më gjërë, Palok Kurti dhe Prek Jakova, por edhe revista të botës së qytetëruar që trajtonin kohën e pavarësisë në Shqipëri.”, vijoi më tej Bekteshi.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në fundjavë, duke i dhënë mundësi vizitorëve vendas dhe të huaj të njihen me një pjesë së pasurisë dhe vlerave historike që ka metropolin verior e më gjërë, Muzeu Historik i Shkodrës.