E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza e borxhit evropian dominon tregjet globale

30/09/2011  Parashikimet për 2012-ën

“Shqetësimi ekstrem në sektorin bankar, rëniet në tregjet financiare dhe përshkallëzimi i çështjes së borxhit po zgjojnë periudhën e vjeshtës 2008 dhe Lehman. Ne po punojmë mbi supozimin që çështja e Greqisë do të mbetet një element shtytës në muajt e ardhshëm”, shpjegon Valentin Hofstätter, ekspert i kërkimeve studimore në Raiffeisen Bank International AG (RBI). Tensionet e identifikueshme në sektorin financiar, ndjenja e ftohjes globalisht dhe një ristrukturim i mundshëm i borxhit të Greqisë po frenojnë rritjen. Si pasojë, Hofstätter mendon se do të ketë rënie të përkohshme të GDP-së në eurozonë, e cila do të kthehet më pas në shifra pozitive në gjysmën e dytë të 2012-ës. “Tregjet në zhvillim janë gjithashtu të pambrojtura nga rënia në aktivitetin ekonomik në vendet e zhvilluara. Edhe këtu ne presim një dobësim të shifrave të GDP – megjithëse jo aq sa në eurozonë dhe SHBA”, thotë Veronika Lammer, eksperte e kërkimeve studimore. “Perspektiva për arin mbetet pozitive nëse nuk do ketë risk të lartë dhe negative në norma interesi reale”, thotë Lammer. Analistët e Raiffeisen Research presin një rënie të dukshme në aktivitetin ekonomik në eurozonë. Pritet një rritje e GDP-së me vetëm 0.2% në 2012. Inflacioni mbetet një problem real dhe shumë i ndjeshëm në shumicën e vendeve. “Ndërsa mallrat e përditshme të konsumit si ushqimet dhe karburanti kanë rritje më të madhe çmimi, kostot e rritura të transportit dhe çmimet e ushqimeve nuk rriten me të njëjtin ritëm me rritjen e ndjeshme të çmimit të mallrave të grupeve të tjera”, shpjegon analisti i RBI. Sipas tij pritet një normë inflacioni prej vetëm 1.6% për 2011. Raporti EUR/USD mund të jetë rreth 1.20 në fillim të 2012-ës. “Kursi i këmbimit EUR/USD ka arritur objektivin tonë të vjetër të dhjetorit me 1.35% në dritën e pasigurive aktuale. Megjithatë, pika e ulët ndoshta ende nuk është arritur. Me atë që ne e konsiderojmë të pashmangshëm siç është ristrukturimi i borxhit grek, euro mund të bjerë në nivelin 1.20 kundrejt dollarit në fillim të 2012”, shpjegon Hofstätter. Tregu i bondeve në eurozonë mbetet gjithashtu i dominuar nga çështja e borxhit. “Por megjithëse interesat e bondeve gjermane janë tashmë në një nivel rënieje, funksioni i tyre si një vend i sigurt duhet të shtrihet të paktën deri në mes të 2012, si rezultat i problemit ende të pazgjidhur të borxhit”, analizon Hofstätter. Në rastin e një mospagimi të borxhit nga Greqia në tremujorin e parë të 2012-ës, ai gjithashtu parashikon një tjetër ulje të përkohshme për interesat e bondeve gjermane.

Parashikimet

Rritja e GDP në eurozonë ulet me 0.2 për qind për 2012-ën

Risku për rënie ekonomike në eurozonë mbetet i lartë

Inflacioni ulet në më pak se 2 për qind

Rritja në tregjet në zhvillim ngadalësohet

Alokimi i aseteve: Rekomandohet mbivlerësim i sektorëve mbrojtës

Çmimi i arit vazhdon të rritet në mjediset me pasiguri të lartë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›