Sfida e komunikimit në zgjedhjet e qershorit 2009
Komunikimi po bëhet një armë shumë e fortë e projektimit të imazhit të partive politike, qeverisë, organizatave, korporatave etj. Madje, komunikimi po bëhet sfida që diferencon institucionet e gjithë spektrit, por edhe partitë politike nga njëra-tjetra, veçanërisht gjatë fushatave elektorale, duke promovuar në mënyrën më efikase të mundshme programet, vizionin, idetë, politikat, resurset e tyre. Dhe e gjithë kjo strategji komunikuese nëpërmjet taktikave që do të përdoren për implementim, i injektohet publikut në mënyrë inteligjente, duke imponuar reagimin e tij me hedhjen e votës për alternativën që emeton më shumë shpresë.
Në këtë kuadër, duket se zgjedhjet e 28 qershorit do të evidentojnë epërsinë e njërës parti nga tjetra jo thjesht dhe vetëm nga kandidaturat që ato do të paraqesin, por nga fakti sa proaktive do të jetë fushata elektorale (nënkupto komunikuese) që këto parti do të aplikojnë. Gara elektorale në fakt duket të ketë filluar, jo vetëm me përzgjedhjen e kandidatëve elektoralë, por partitë politike kanë filluar të parashtrojnë edhe strategjitë komunikuese që do të aplikojnë dhe kush do t‘i drejtojë ato.
Në zgjedhjet e vitit 2005, Partia Demokratike i hapi rrugë një mënyre të re për realitetin shqiptar (por jo për shumë shtete të përparuara, përfshirë edhe ato të Evropës Juglindore) të të bërit fushatë. Ajo kontraktoi për herë të parë një firmë të marrëdhënieve me publikun nga kontinenti i largët amerikan për të kryer fushatën e saj komunikuese. Konsulenca e ofruar nga firma BG&R (Barbour, Grifith & Rogers), e cila paguhej me një rrogë të majme prej 10 mijë dollarësh në muaj solli fitoren e Partisë Demokratike me Sali Berishën. Pavarësisht se populli shqiptar në ato zgjedhje kërkonte një alternativë të re pas pushtetit plot vese që solli qeverisja e gjatë socialiste, pavarësisht fraksioneve që u krijuan brenda ideologjisë së majtë, pavarësisht iniciativave politike inovatore që u krijuan brenda Partisë Demokratike, fushata komunikuese që ajo ndoqi ishte kyç në fitoren e saj. Fjalimet e ndjera, empatike, plot pendime për gabimet e së shkuarës dhe plot premtime për qeverisjen e së ardhmes, veçanërisht theksit që ajo përqendroi mbi problemin kryesor ku çalonte qeverisja socialiste, korrupsionit, prezantuan një Sali Berisha të retushuar, të ndryshuar dhe të gatshëm të drejtonte sërish. Dhe pavarësisht se sa e përligj qeverisja e sotme votën e shumë individëve që në vitin 2005 kaluan në alternativën demokratike (pas zhgënjimit socialist), Partia Demokratike me Sali Berishën po shijojnë frytet e fitores (të paimagjinuar ndoshta edhe për ata vetë) si rezultat i formave të reja të komunikimit.
Suksesi i aplikimit të një strategjie komunikuese do ta tundonte Partinë Demokratike të ndërtonte edhe një qeverisje mbi konsulencën e këtyre mjeshtërve të komunikimit. Ndërkohë që, qeveria e re kishte shumë detyra dhe sfida mbi sup, realizimi i të cilave do të shtonte listën e sukseseve në bilancin përfundimtar të mandatit, rruga drejt disa prej sukseseve i atribuohet pa dyshim edhe komunikimit të firmës marrëdhënieve me publikun që ajo kontraktoi. Kështu menjëherë, pas marrjes së pushtetit, PD kontraktoi firmën tjetër konsulente Ridge Global, e cila drejtohej nga nënsekretari i brendshëm të qeverisë "Bush", Tom Ridge. E paguar me 480 mijë dollarë në vit, qëllimi kryesor i firmës do të ishte të ndihmonte Shqipërinë të hapë bisedimet me NATO, çka u realizua në shkurt të 2008. Firma e ish-guvernatorit të Pensilvanisë, me influencë të padiskutueshme në qeverisjen republikane amerikane do të ndihmonte qeverinë edhe për të krijuar një strategji për një qeverisje të mirë, si dhe një strategji për sigurinë kombëtare me elemente të tilla si tërheqjen e investimeve amerikane në Shqipëri, luftën kundër pastrimit të e parave, ndihmën në reformat për sistemin e drejtësisë, zhvillimin e sektorit të agrikulturës dhe atë të teknologjisë së informacionit.
Me arritje të tilla që, burojnë edhe si pasojë e taktikave komunikuese të ndjekura dhe me një eksperiencë të sprovuar në rezultatet që sjell një strategji komunikimi e mirëstudiuar, PD natyrisht që nuk do të neglizhonte të rekrutonte këtë formë të përhapur komunikimi; pra të kontraktonte këshilltarë potentë për komunikimin e strategjisë së saj elektorale 2009. BG&R mund të ishte një mundësi që ka dhënë prova për PD, nëse nuk do të shoqërohej me një emër me sfond kriminal për vendin, atë të Damir Fazliç, çka shënjoi jo vetëm imazhin e PD-së, por edhe të Shqipërisë përballë elementit amerikan. Por situata brenda kompanisë ndryshoi pas kontraktimit të saj nga Serbia për lobimin ndërkombëtar pro kërkesave të saj për Kosovën, aferë, që solli përçarjen e kompanisë konsulente. Në këto kusht të reja paraqitet opsioni që duket në horizont për fushatën komunikuese të PD-në.
Kjo strategji e suksesshme komunikimi tashmë, po pasohet edhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka kontraktuar kompaninë ‘Greenberg Quinlon Rosner‘ për ta ndihmuar në fushatën elektorale të korrikut 2009. Kjo firmë numëron disa suksese gjatë tri fushatave elektorale të kandidatit laburist anglez, Toni Bler, apo fushatës së Bill Klinton në vitin 1992. Kontrata e lidhur me këtë firmë synon të hartojë një strategji për zgjedhjet, si dhe për mbrojtjen e votës. Sipas burimeve të LSI-së, strategjia që po hartohet është një model social që favorizon zhvillimin ekonomik të një vendi dhe që do ndihmojë pozitivisht në jetët e njerëzve. Programi përqendrohet në punësimin, luftën kundër varfërisë, sigurinë e jetës. Ndërkohë, që LSI i ka dhënë shumë kohës vetes për të tentuar rezultatin që pretendon në zgjedhjet e 28 qershorit, tre përfaqësues të kompanisë konsulente kanë filluar të punojnë përkrah partisë, duke marrë informacionin e nevojshëm për të hartuar strategjinë komunikuese që do të lancohet gjatë muajit shkurt. Duke pasur parasysh potencialin njerëzor që ka thithur brenda vetes LSI, por më së shumti duke besuar në fuqinë e komunikimit dhe kujdesin me të cilin hartohen strategjitë komunikuese nga ana e këtyre firmave (duke pasur parasysh edhe kredencialet që e shoqërojnë), zgjedhjet e qershorit duken shpresëdhënëse për këtë forcë politike.
Ndërkohë, PS edhe pse pretendon në dukje të jetë më indiferente ndaj aplikimit të këtyre metodave të reja të komunikimit, përgatitjet e konkurrentëve të saj e kanë imponuar t‘i kthejë sytë nga kontinenti i largët amerikan, përpjekje që janë ende në një fazë fillestare. Me gjithë konsulencën aktuale që ajo ka, do të ishte fodullëk të besohej se ekspertiza dhe energjia e një njeriu do të përballonte fushatën elektorale të 2009, që parashikohet të jetë një fushatë e vështirë. Vonesa e PS për të parashtruar strategjitë komunikuese më bëjnë të besoj ose në prepotencën e saj si forca kryesore e padiskutueshme e së majtës, ose në sigurinë e saj cinike se PD po drejton politika të dështuara, ose në besimin e saj në vlerat, elementët, resurset, aleancat(?), ose kthimit të saj në një mentalitet të vjetër të besimit në forcat e veta. Megjithatë, pavarësisht alternativës premtuese që PS ofron mungesa e një strategjie të "qepur" mirë, në rastin më optimal nga ndonjë firmë e huaj, mund t‘i humbasë asaj mundësinë që të fitojë ca vota më shumë në këto zgjedhje.
٭٭٭
Me ekspertizën që firmat e marrëdhënieve me publikun kanë në menaxhimin e informacionit, ato presojnë në strukturimin e opinionit publik. Për këtë arsye specialistët e komunikimit, marrëdhënieve me publikun, shpesh konsiderohen "spin doctor", apo mjeshtrit e manipulimit (që në fjalorin popullor mund të quheshin edhe mjeshtrit ‘e dredhjes‘). Në procesin e fushatave elektorale ata kontribuojnë në evidentimin e pikave të fuqishme të forcave politike, duke i përdorur si gur suksesi, duke minimizuar pikat e dobëta, të cilat ose lihen enkas pa u përmendur ose kërkohen në mënyrë empatike përgjegjësit, siç mund të përmendet fakti i pranimit të gabimeve që PD kishte bërë në vitet e shkuara, çka, në zgjedhjet e 2005-ës na ofroi një Berishë reflektues, të nënshtruar dhe njerëzor. Në mënyrë më të thjeshtë, specialistët e komunikimit injektojnë te publiku një mendim në mënyrën që ata do të donin ta dëgjonin; Jon Favreau, shkruajtës i fjalimeve të Obamës gjatë fushatës së tij elektorale thotë: "Si mund t‘i themi një njeriu që kjo gjë dhemb: - Të dëgjoj. Jam atje. Edhe pse ti je i zhgënjyer dhe ke qenë cinik për politikën në të shkuarën, dhe me të drejtë, së bashku mund të lëvizim në drejtimin e duhur. Vetëm më jepni mundësinë".
Duke hyrë në lëkurën e publikut dhe duke vjelë emocionin që buron nga çdo fjali, specialistët e komunikimit imponojnë të menduarin dhe të arsyetuarin e publikut, çka me ‘bombardime‘ të herëpashershme, inovatore dhe inteligjente komunikuese do të kontribuojë në strukturimin e opinionit të tij. Por nga ana tjetër, këta menaxherë të komunikimit me ekspertizën e tyre dhe nëpërmjet procesit simetrik të dyanshëm të komunikimit tentojnë ndryshimin edhe brenda vetë organizatës, apo partisë në këtë rast.
Funksionimi i fushatave komunikuese, si pjesa strategjike e marrëdhënieve me publikun, është një proces relativisht i ri për Shqipërinë, por jo për rajonin. Së pari, duhet theksuar se funksionimi i kësaj disipline kërkon tri kushtet kryesore mbi të cilat ndërtohet demokracia; ekonominë e tregut, pluralizmin politik dhe lirinë e informacionit. Shqipëria edhe pse e pati shumë të vështirë të konsolidonte demokracinë e re, fillimi i aplikimit të metodave të marrëdhënieve me publikun tregon edhe një shkallë të funksionimit të demokracisë. Ndërkohë, vendet e tjera të rajonit përdorën MP për t‘i ndihmuar në procesin e tranzicionit, madje edhe Kosova. Që në fillimet e shkëputjes së saj nga Serbia, ajo ka përfshirë firma të marrëdhënieve me publikun për të emetuar ndërkombëtarisht mesazhet dhe për të lobuar veçanërisht në SHBA mbi pozicionin, kërkesat, situatën në të cilën ndodhej duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik ndërkombëtar. Dhe nuk duhet neglizhuar fakti se një pjesë e kontributit për arritjen e statusit përfundimtar të Kosovës pa dyshim që i atribuohet firmës së marrëdhënieve me Publikun, Ruder Finn, e nxitur edhe nga biznesmeni i njohur kosovar, Bexhet Pacolli (1992-1998). Në këtë rrugë, qeveria e re e Kosovës, që ka testuar disa herë rezultatet e komunikimit që ofrohen nga firmat konsulente ka rekrutuar një firmë britanike komunikimi për të ndërtuar departamentin e saj të komunikimit.
Shembuj të tjerë të rekrutimit të këtyre konsulentëve të komunikimit janë puna që Ruder Finn ka bërë edhe me qeveritë e Bosnjës dhe Kroacisë në vitin 1990 apo ndihma e ofruar Kosovës në vitin 1999 nga Grupi Ndërkombëtar i Uashingtonit në Konferencën e Rambujesë, por edhe puna e firmës BSMG Wordwide që ka pasur klient qeverinë e Bullgarisë, apo firma Verner që ka përfaqësuar qeverinë e Serbisë e shembuj të tjerë.
Në këtë kuadër, zgjedhjet e 28 qershorit 2009 duket të jenë sa interesante për sa u përket strategjive komunikuese që do të aplikohen, aq edhe të vështira për sa u përket ambicieve dhe kapaciteteve që bart mbi supe çdo parti. Ndërkohë që premtimet janë si flluska sapuni që shpërthejnë bosh në eter, alternativa fituese do të jetë ajo parti që do t‘i emetojë publikut më shumë besim, dhe që do ta mbështesë strategjinë e saj në fakte/premtime të prekshme, të realizueshme dhe të matshme. Eventualisht, kyçin e suksesit të njërës parti apo tjetrës duket ta kenë në dorë firmat e konsulencës së komunikimit.