Policia filmime dhe per raste te tjera te ryshfetit
TIRANE - Dy llogarite prej 640 mije dollareve ne te njejten banke ne kryeqytet e kane tradhtuar mjekun Kastriot Dautajn. Raporti i bankes per Drejtorine e Pastrimit te Parave, qe kerkonte verifikimin e te ardhurave te kirurgut te veshkave, ka qene ajo qe i ka dhene policise indicion qe te fillonte hetimet. Drejtoria e Pastrimit te Parave, i ka kaluar informacionet sektorit te Krimit Ekonomik, te cilet nga ana e tyre, kane kerkuar nga gjykata leje, qe te pergjonin mjeku, ta filmonin dhe te krijonin dhe situata stimuluese. Hetimet kane nxjerre se ne llogarine e pare mjeku kishte shumen prej 365819 dollaresh. Nderkohe qe ne llogarine e dyte, Dautaj kishte depozituar 268247 dollare. Ne banke, ai kishte deklaruar se keto te ardhura i kishte nga puna e tij si kirurg ne Spitalin numer 2, ne repartin e Urologjise si dhe nga puna si pedagog i Fakultetit te Mjekesise. Pas kesaj drejtuesit e bankes kane vendosur qe te njoftonin policine, e cila te hetonte ne lidhje me derdhjet e parave qe bente 66-vjecari. Ketu kane nisur dhe vezhgimet e para. Pasi policia ka marre leje nga gjykata ne per pergjime e ka ndjekur ate per tre muaj, duke e vene ne pranga dje, sapo kishte marre parate e ryshfetit. Policia ka dhe pamje filmike te disa rasteve te tjera, gjashte te tilla ku mjeku Dautaj, eshte duke marre para per operacionet.
HETIMET
Pasi eshte marre informacioni, nga Sektori i Krimit Ekonomi ka nisur investigimin ne lidhje me shumat e parave qe kishte derdhur mjeku ne banke. Gjithashtu ai eshte mbajtur dhe nen vezhgim nga agjentet e policise, qe e kane ndjekur, pergjuar dhe filmuar. Hetimet jane perqendruar ne dy llogarite e dollareve qe kirurgu kishte depozituar. Dautaj mjek urolog ne Pavijonin e Urologjise prane QSUT-se e kishte deklaruar shumen prej 640 mije dollaresh si burim te ardhurash nga ushtrimi i profesionit te tij si mjek dhe si pedagog. Sipas policise, llogarine e pare rrjedhese ne te njejten banke, i dyshuari Kastriot Dautaj e kishte bashke me bashkeshorten ne shumen prej 365819 dollaresh. Nderkaq qe llogarine e dyte e kishte vetem. Burime nga policia e kryeqytetit kane bere te ditur se, kishin disa muaj qe kane marre nen hetim mjekun Dautaj. Gjithashtu jane vertetuar dhe shume raste te tjera, ku kirurgu u merrte para pacienteve per operacionet qe kryente. “Nga hetimet paraprake, te kryera me metoda speciale te hetimit, ka rezultuar se kirurgu i veshkave, Kastriot Dautaj, merrte shumen e 50 mije lekeve, kundrejt nje operacioni ne spitalin nr. 2”, tha dje Policia e Shtetit. Hetimet kane nxjerre se shume prej pacienteve qe paraqiteshin ne kete spital, pasi kontaktonin kete mjek, ky i fundit u sugjeronte qe te paraqiteshin ne dy klinika private, ku ai ishte disa dite ne jave dhe e kishte pune te dyte, duke marre perfitime te paligjshme.
Verifikimet e kryera nga policia prane tatimeve, ka dale se ky i dyshuar nuk ka qene i regjistruar per ushtrimin te ndonje aktiviteti privat ligjor fitimprures ne territorin e vendit tone, qe te kishte ate shume te depozituar ne banke, kesh. Bazuar ne keto te dhena te mbledhura nga uniformat blu ishte Gjykata e Tiranes, qe vendosi pergjimin e bisedave telefonike te te dyshuarit Kastriot Dautaj. Institucioni i akuzes ka autorizuar gjithashtu dhe pergjimin e komunikimeve ambientale ne vende publike, si dhe vezhgimet dhe filmimet e fshehta policore ndaj mjekut, qe jane dhe provat kryesore te policise. Ne hetime jane dhe gjashte raste te tjera ku mjeku Dautaj ka pranuar te marre shuma te ndryshme parash nga te aferm te pacienteve, qe ishin operuar dhe nen vezhgim te tij. Artan Cena