Kriza e euros Beson Bankat franceze mbeten te forta

Ministri francez i Industrisë Erik Beson del në mbrojtje të bankave franceze pak orë pasi agjencia Moody’s bëri të ditur se i zbriste ato nga niveli aktual i renditjes. Sipas Beson bankat franceze mbeten të forta, ndërsa veprimin e Moodys e përkufizoi si të shtyrë nga thashethemet në tregjet financiare, të cilat kanë shtuar presionin mbi aksionet bankare javët e fundit.
"Francezet nuk duhet të shqetësohen. Bankat franceze kanë reduktuar ekspozimin e tyre ndaj borxhit grek” citohet ministri nga televizionet vendase. Agjencia e vlerësimit të aftësisë kredituese Moodys uli me një shkallë vlerësimin për Credit agricole dhe Societe Generale ndërsa deklaroi se ka nën vëzhgim dhe një bankë të tretë (BNP Paribas).
I nervozuar nga kriza e Athinës e me gjendjen e bankave tejet të ekspozuuara, Nicolas Sarkozy ka pritur në Elize presidentin e këshillit të europës, Herman van Rompuy, për të diskutuar gjendjen më pas në një videokonferencë me krerët e Gjermanisë dhe Greqisë. Temat variojnë që nga munësia e Greqisë për të shpallur falimentin tej ritmi I tregjeve financiare dhe frika e përhapjes së krizës në europë.
Gati për të ardhur në ndihmë e për të afirmuar rolin e tyre në ekonominë globale janë vendet në zhvillim të ashtuquajturat anëtare të Brics, që pikërisht për të diskutuar kushtet e ndihmës së tyre do të mblidhen javën që vjen në Uashington. Brazili, Rusia, Afrika e Jugut, India e Kina theksojnë nevojën e një veprimi të përbashkët për të stabilizuar tregjet ndërsa ekonomistët paralajmërojnë për mundesinë e një krize sistematike që përhapet pa ndalesë brenda eurozonës nëse Greqia falimenton.
Delina Bitraku