E Diel, 1 Nëntor 2026

Akti i Punes presidenti Obama takim ne Ohajo

Presidenti  Barack Obama zbret në rrugët e Columbus, në  Ohio për të bindur amerikanët për  “Aktin e Punës”, një program zhvillimi që synon të hapë vende të reja pune brenda dy vjetëve. Në kampin republikan  kritikat sa vijnë e shtohen  për projektligjin me  vlerë  447 miliardë dollarë të cilin Obama i ka kërkuar  kongresit ta miratojë pa vonesë.  

Presidenti Obama  foli në një tubim prej afro 3 mijë njerëzish duke kërkuar miratimin e Aktit të Punës  në një kohë kur mbështetja publike për të është më e ulta ndonjëherë dhe anketat e opinionit publik tregojnë se disa nga votuesit që e mbështetën atë në vitin 2008 tani po anojnë nga  kandidatët republikanë. “Ky është një plan që bën dy gjëra. Hapë vende pune për njerëzit dhe u kursen paratë punonjësve amerikanë.” deklaropi presidenti  në ambjentet e një shkolle të mesme.

Republikanët  thonë se plani për vendet e punës nuk është serioz dhe është hartuar më shumë lidhur me synimet e rizgjedhjes së Obamës sesa trajtimin e problemeve ekonomike të vendit. Disa aspekte të planit do të financohen përmes shtimit të taksave për amerikanët e pasur, cka kundërshtohet ashpër nga republikanët. Ligjvënësit kryesorë republikan thonë se nuk do ta miratojnë të gjithë planin, por do të shqyrtojnë miratimin e disa pjesëve.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë deklaruar se presidenti do të jetë i gatshëm të nënshkruajë çdo pjesë të planit të miratuar nga Kongresi. Vizita e së martës në Ohajo, është e dyta e të paktën tre udhëtimeve që po bën presidenti për të promovuar planin e tij në shtetet kryesore, të cilat janë shpesh vendimtare dhe në zgjedhjet presidenciale.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›