Porti i ri gati investimi per Saranden

Një projekt me vlerë rreth 4 milion dollarë do të rehabilitojë dhe modernizojë Portin e Sarandës. Marrëveshja që shënon dhe hapjen e punimeve është nënshkruar të mërkurën nga drejtues të ministrisë së Trasnsporteve dhe përfaqësues të kompanisë që do të kryejë punimet.
Projektit për rehabilitimin e Portit të Sarandës ka për qëllim ndërtimin e një terminali për tragete pasagjerësh dhe anije turistike. Përfundimi këtij projekti do të ndikoj në rritjen e turizmit duke lehtësuar aksesin e pasagjerëve dhe automjeteve në Shqipërinë e Jugut. Ky projekt do të finacohet nga Banka Botërore në masën dhe 80 për qind dhe 20 nga Qeveria Shqiptare.
Në garë për këtë projekt ishin 6 kompani ndërkombëtare dhe fituese u përzgjodh kompania greke “IONIOS” S.A Construction Company. Sipas drejtuesve të Ministrisë së Transporteve IONIOS dha ofertën më të mirë dhe plotëson kushtet e kërkuara teknike.