E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e eurozones samit i paprecedente ne Poloni

Me tregjet ndërkombëtare të trazuara dhe paqartësitë e ravijëzuara për të ardhmen e zonës Euro, takimi i sotëm dhe i nesërm në Poloni përshkruhet si një samit i paprecedent i Ecofin ku flitet mbi të gjitha për Greqinë.

Rëndësinë e takimit e thekson dhe pjesëmarja e Sekretarit të Thesarit amerikan, Timothi Gejtner, që ka organizuar përgjatë gjithë ditës në Poloni takime urgjente me ministrat e vendeve që janë pjesë të euro-zonës lidhur me shqetësimet në rritje rreth aftësisë së euro-s për ta ballafaquar krizën më se një-vjeçare. Ai u bën thirrje evropianëve të vendosin më shumë të holla në fondin e shpëtimit të BE-së që deri tani, arrin vlerën prej 440 miliardë euro.

Fillimisht në Breslau ministrat e vendeve të eurozonës diskutojnë mbi gjendjen kritike në Greqi dhe zbatimin e planit të kursimeve në Portugali dhe Irlandë, vende që po ashtu janë të varura nga ombrella e shpëtimit të euros. Polonia është udhëheqëse e radhës e presidencës së Bashkimit Evropian e ndër objektivat e vendosur është pikërisht pregatitja e terrenit për futjen e eurobondeve që sipas disa zërave mbetet mënyra më efikase për të shpëtuar monedhën e perbashkët

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›