E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosja e kontrollit EULEX do mbeshtese operacionet

Misioni i EULEX-it do të asistojë në operacionin e qeverisë së Kosovës për vendosjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31. Përmes një njoftimi, EULEX njoftoi se që nga nesër do të dërgojë personelin e saj në Jarinje dhe Bërnjak, në veri të  Kosovës. Njoftimi detajon se EULEX do të kryejë punët policore dhe doganore në portat 1 dhe 31 dhe se kjo do të bëhet në përputhje me mandatin ekzekutiv që ka misioni.

“Në fakt, kjo do të thotë që EULEX-i do të ndihmojë implementimin e marrëveshjes për vula doganore të arritur më 2 shtator në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Marrëveshja ,e cila sipas EULEX-it nuk ka asgjë të bëjë me statusin, është për të ndërmarrë një hap të madh përpara në sundimin e ligjit në Kosovë, e që është në interes të gjithë qytetarëve.

EULEX ka bërë të ditur edhe disa detaje për operacionin që do të ndërmarrë nesër në veri. Pikë kalimi në Bërnjak do të jetë e hapur për trafik komercial dhe personal, si dhe për mallra tregtare dhe jo-tregtare ndërsa importet e mallrave tregtare nëpërmjet pikës në Bërnjak duhet të zhdoganohen në Terminalin Doganor në jug të Mitrovicës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›