Kartat e identitetit, përplasje Meta-Nishani
Komisioni parlamentar i Integrimit Evropian, i drejtuar nga kryetari i saj, Ilir Meta, u mblodh dje për të dëgjuar raportin e ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, në lidhje me ecurinë e prodhimit të kartave të identitetit.
Me cilësinë e kryetarit të Komisionit, Meta theksoi nevojën për një transparencë më të madhe nga Qeveria për këtë proces shumë të rëndësishëm për plotësimin e atyre standardeve të kërkuara nga BE-ja, për pajisjen me karta identiteti për të gjithë shtetasit shqiptarë para zgjedhjeve të 2009-ës. Duke vlerësuar angazhimin e Qeverisë në këtë proces, Meta theksoi se ky proces është shumë i rëndësishëm jo vetëm për shtetasit shqiptarë, por është një detyrim për vetë procesin e integrimit të vendit, si dhe në kuadër të zgjidhjes njëherë e mirë të një elementi shumë të rëndësishëm përsa i takon sistemit të zgjedhjeve. Ndërsa nga ana e tij, ministri i Brendshëm, Nishani, pasi falënderoi kryetarin e Komisionit parlamentar të Integrimit Evropian për interesimin e vazhdueshëm për ecurinë e gjithë këtij procesi, u shpreh se me ritmet që po punohet, në fund të muajt shtator Shqipëria do të ketë përfundimisht sistemin e plotë të Regjistrit të Gjendjes Civile, i cili do të funksionojë on line ndërmjet të gjitha zyrave të gjendjes civile. Ndaj, tha ai, pas pajisjes me këtë regjistër elektronik për shtetasit shqiptarë, ne parashikojmë që në fillim të vitit të ri, pra në janar ne do të jemi gati të prodhojmë dhe të shpërndajmë kartat e identitetit. Ministri Nishani u shpreh gjithashtu se procesi duhet të ndihmohet me një sërë aktesh nënligjore, të cilat do ta mbështesin dhe të nxisin qytetarët shqiptarë për t'u pajisur me letërnjoftimet e reja dhe pasaportat.