Më mirë divorci, sesa dhuna ndaj gruas
Fatkeqësisht, dhuna në familje ndeshet shpesh nëpër zona kryesisht rurale dhe sipas meje e kanë origjinën nga mentaliteti arkaik primitivo-mashkullor, injoranca, por që duhet theksuar, janë të stimuluara edhe nga sensibiliteti negativ opinion-bërës dhe varësia ekonomike. Para disa ditëve u njoha me një rast të ngjashëm, ku vajza e martuar e një të afërmi të një kushëririt tim, kishte një problem të tillë me burrin e saj, i cili, nga xhelozia, përveçse e rrihte, nuk e linte të shkonte as te prindërit e saj. Po në këtë rast, si të thuash, zgjidhja erdhi nga vëllezërit e saj që ishin në mërgim dhe sapo u kthyen, shkuan të takojnë motrën e tyre dhe pasi mësuan gjithçka, e morën atë zotërinë dhe i futën një dru të mire fare dhe njëkohësisht morën motrën e tyre dhe e dërguan në shtëpi. Pas kësaj, ky burri shkon e lutet çdo ditë që të pajtohen…hmmm, në këtë rast, zgjidhja erdhi nga vëllezërit e saj, (sepse prindërit mesa duket pranonin më mirë rrahjen e vajzës sesa “turpin” e qëndrimit të gocës në shtëpi). Tani, po në rastet kur motra nuk ka vëllezër ose vëllezërit e saj kanë të njëjtin mentalitet me prindërit, çfarë ndodh?!