Kriza e vitit ‘29, si ndodhi?
Kur Presidenti Calvin Coolidge
mbajti fjalimin e tij para kombit
në vitin 1928, theksoi se Shtetet
e Bashkuara të Amerikës nuk
ishin përballur kurrë me një prosperitet si
ai, në të cilin po jetonin dhe po e përjetonin.
Kjo është e vërtetë. Në atë vit amerikanët
kishin shumë arsye për të qenë krenarë
dhe të kënaqur me veten: Lufta e
Parë Botërore ishte hedhur pas shpine
njëherë e mirë, ishte shpikur aparati i radios
dhe automobilat po shtoheshin në
numër, po uleshin në çmim dhe po
shndërroheshin gjithnjë e më tepër në një
mjet për përdorim të gjerë. Sigurisht që
pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve
ishte thelluar në dhjetëvjeçarin e fundit,
por amerikanët tani mund të jetonin më
mirë se në të shkuarën. Aksionet shënonin
pikat e tyre më të larta: ndërmjet 1924-
ës dhe 1929-ës, indeksi Dow Jones u katërfishua.
Në atë periudhë situata ishte më e
mirë se kurrë dhe kishte nga ata që mendonin
se kjo "parajsë" do të ishte e përjetshme.
Në vjeshtën e vitit 1929, ekonomisti
Irving Fisher lajmëroi se çmimet e aksioneve
ndodheshin në kulmin e tyre". Kjo
bëri që pjesa më e madhe e investitorëve
të josheshin dhe të investonin me para të
marra borxh. Në vitin 1929, 2 në çdo 5 dollarë
të kredituara nga bankat përdoreshin
për blerje aksionesh. Tregu arriti kulmin
në 3 shtator të vitit 1929. Prodhimi i çelikut
ishte në rënie dhe disa banka ndodheshin
në prag të falimentimit. Industria e
ndërtimit po përballej me kohë të vështira,
por të paktë ishin ata që i kushtuan
vëmendje kësaj situate. Gjatë javëve në
vijim, çmimet nisën të binin dhe sa më
poshtë që binin, që më e madhe bëhej
shpejtësia e kësaj rënieje. Në orët e fundit
të ditës së punës në 23 tetor të vitit 1929,
çmimet e aksioneve befas ranë shumë
dhe në orën 15:00 njerëzit ishin të tërë të
tronditur. Askush nuk po e kuptonte se
çfarë kishte ndodhur, por atë mbrëmje u
kristalizua dhe u rrit me përmasa të mëdha
paniku dhe frika. Të nesërmen çmimet
ranë kokëposhtë me një shpejtësi marramendëse.
Në këto e sipër, 13 milionë aksione
ndryshuan pronësi dhe ky moment
përbën edhe volumin më të madh të
punës brenda një dite të vetme në historinë
e shkëmbimeve, madje dita e
punës vazhdoi edhe për katër orë të tjera
pas mbarimit zyrtar. Një ditë më pas, Presidenti
Herbert Hoover mbajti një fjalim në
radio për të siguruar amerikanët, duke
thënë se pavarësisht asaj që po ndodhte,
biznesi vendas ishte i siguruar plotësisht.
Dhe pas kësaj vjen e Hëna e Zezë. Sapo u
hap dita e punës në bursë, në 28 tetor,
çmimet nisën sërish të binin. Sasi të
panumërta aksionesh ndryshuan pronësi
dhe shumë kompani, deri atëherë prestigjioze,
si "U.S. Steel" apo "General Electric",
nisën të gremiseshin. Në fund të
ditës, indeksi Dow ra me 13%. Pronësia e
aksioneve ndërroi në atë masë sa tregtarët
nuk kishin kohë të kujtonin gjithçka. Dita
e punës u zgjat dhe u shndërrua në natë
pune. Tregtarët e bursës fjetën në sallat e
punës nëpër karrige, apo edhe në dysheme,
duke u munduar që të ishin gati për
të nesërmen: 29 tetorin. Ndërsa historia
vazhdon, kambana e hapjes as që u dëgjua,
për shkak të thirrjeve të të gjithëve:
"Shisni, shisni, shisni!". Në 30 minutat e
para, 3 milionë aksione ndryshuan pronësi
e së bashku me to edhe 2 milionë dollarë u
zhdukën pa lënë gjurmë. Linjat telefonike
sa nuk shpërthenin nga telefonatat.
Volumi i telegrameve të "Western Union",
që qarkullonin në të gjithë vendin, ishte
trefishuar. Shkëmbimet bëheshin aq
shpejt, saqë edhe pse njerëzit e dinin se
po humbnin paratë, nuk mund ta merrnin
me mend se sa shumë para po u iknin.
Jetët dhe kursimet e njerëzve tjetërsoheshin
brenda sekondave me një furi të
paparë. Tregtarët kapeshin me grushte
me njëri-tjetrin, disave u binte të fikët...
Bordi i shkëmbimit të aksioneve konsideroi
mbylljen e tregut fillimisht, por më
pas ndryshoi mendim dhe në fund të
ditës indeksi kishte rënë përsëri me 12%.
Në total, gjatë goditjes së vitit 1929 humbën
25 miliardë dollarë, që me vlerën e
sotme janë 319 miliardë. Situata vazhdoi
e rëndë për javë të tëra dhe vetëm në 13
nëntor të atij viti pati një lloj përmirësimi,
por tregu e mori veten disi vetëm pas disa
muajsh, për të hyrë sërish në krizë dhe për
të hyrë në Epokën e Depresionit të Madh.
Kompanitë patën probleme të mëdha,
papunësia arriti majat, rrogat u ulën dhe
ekonomia u zhyt në një krizë të thellë. Ishte
Lufta e Dytë Botërore ajo që e nxori vendin
nga epoka e Depresionit të Madh në
fillim të viteve ‘40, por bursa nuk do ta arrinte
nivelin e periudhës së para krizës deri
në vitin 1954.