Mësuesi duhet të vlerësohet ndryshe
Nëse shkolla jonë vazhdon ende të japë produktet e saj të pranueshme, kjo mund të shpjegohet edhe me atë, që aty gjejmë mësuesin e vetëdisiplinuar. Apo nga fakti, që ka mësues me pasion ndaj profesionit të tyre dhe që e shohin atë si një detyrë humanitare. Por këta faktorë janë krejtësisht individualë dhe lidhen më tepër me një kuadër emocional, kështu që, si të tillë, nuk mund të japin ndonjë garanci për atë, që nxënësi i shkollës sonë të jetë në përshtatje me kërkesat e kohës. Megjithatë, mësuesit dhe mënyra si ata punojnë përbëjnë pjesën më kyç dhe më të dukshme të sistemit arsimor dhe një shtet modern nuk do të pranonte, që kjo shtresë e piramidës arsimore, të kishte shtysë pune vetëm pasionin apo humanizmin individual.
Pagesa, stimulimi dhe vlerësimi i dukshëm i atyre aftësive të mësuesve, që sot rrinë në hije, do ta bënte shkollën tonë me më shumë rendiment. Por cili është në realitet mësuesi i sotëm? Të qenit mësues te ne garantohet vetëm nga një diplomë, e cila në fakt, vërteton se shumë vite më parë, ai ka qenë nxënës i një shkolle matematike, historie apo letërsie. "Ka mbaruar në Elbasan", "ka mbaruar në Tiranë", "ka mbaruar në Shkodër", ky është i vetmi kriter mbi të cilin është bazuar politika e kuadrit tonë arsimor. Dhe fjala "ka mbaruar", është një shaka e hidhur, sepse nuk ka të bëjë me diplomimin, por më së shumti me faktin, që një i ri 22-vjeçar i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë kontaktit me librat. Pas këtij momenti, ai është në mënyrë konstante, më lart se nxënësi të cilit i jepet mësim. Dhe në këtë realitet, nuk është çudi të ndeshim një mësues matematike të shkollës 9-vjeçare, i cili në fushën e tij, ka më pak siguri sesa një nxënës gjimnazi me rezultate të larta.
Pra, mund të thuhet se, në rastin më të mirë, mësuesi ynë përfaqëson vetëm të diplomuarin. Ndërsa nuk bëhet fjalë për një njeri të formuar sipas kërkesave të kohës, i cili të dijë të prezantohet si një mik i nxënësit të tij, ose të jetë model për t‘u admiruar nga të rinjtë. Edhe në rastin kur ndeshet ndonjë mësues me cilësi të tilla, kjo ndodh thjesht se ai ka qëlluar të jetë me kërkesa ndaj vetes. Deri më sot, në arsim nuk ka ekzistuar ndonjë sistem i frytshëm për të nxitur mësuesin të shkojë më larg, se diploma që ka fituar kur ishte në shkollë. Aq më pak për të shpërblyer ata mësues, që edhe pas mbarimit të shkollës, përpiqen të jenë në kontakt me të renë. Dhe kjo ka bërë, që për punën në arsim vlerësimi të jepet ashtu... në përgjithësi, me përqindje, me mesatare dhe të tjera si këto.
Pra, del detyrimi të gjejmë një kriter të prekshëm dhe të matshëm për ato vlera që ka mësuesi ynë. Nga moria e mekanizmave të ngathët, që mbajnë në lëvizje punën në arsim, sistemi i kualifikimit mund jetë më i përshtatshmi për të nxjerrë në dukje dhe për të paraqitur si model atë mësues, që është më i zoti. Por për momentin, ky sistem është një nga pjesët më muzeore të arsimit tonë. Kështu, mësuesi ynë, në mbarim të pesë viteve punë, mjafton të paraqitet në vendin dhe kohën e caktuar dhe kualifikohet. Dhe dëshminë që merret për këtë gjë nuk e lëviz as topi. E njëjta situatë përsëritet pasi ka plotësuar dhjetë dhe njëzet vite punë. Pra, kualifikimi është bastarduar deri në atë nivel, sa mësuesi fryn 5, 10 apo 20 qirinj, që përfaqësojnë vitet e punës së tij, merr "dhuratën" e rastit... dhe e gjitha kjo shihet nga mësuesi, më tepër si një punë për t‘u bërë, sesa një moment vlerësimi. Forma të tilla pune shërbejnë vetëm për statistika e inventare, por jo për t‘u shërbyer atyre motorëve lëvizës, që me siguri ndryshken në të tilla sisteme. Prandaj ky sistem nuk ka arsye të qëndrojë në formën që është. Dhe vjen e natyrshme logjika, që të gjithë mësuesit, të çdo kategorie qofshin, të rifuten në një praktikë të re vlerësimi.
Tashmë jo i efektshëm, ky sistem kualifikimi duhet të reformohet në një mënyrë të tillë, që ai, përveç vlerësimit profesional të mësuesit, duhet të stimulojë edhe formimin e tij. E thënë më konkretisht: mësuesi më i vlerësuar duhet të jetë ai, që jo vetëm zotëron njohuritë për të cilat ka marrë diplomën e tij, por gjithashtu njeh mirë gjuhën shqipe, historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë, gjuhën e huaj, ka njohuri të mira kompjuteri etj. Në kuadrin e ndryshimeve që mund t‘i bëhen këtij sistemi, do të ishte më e udhës, që mësuesit ta kishin të drejtën për kualifikim në çdo kohë kur ata të ishin të gatshëm. Kjo, në dallim nga praktika e deritanishme, në të cilën duhej pritur një moshë e caktuar për t‘u kualifikuar. Gjithashtu, e rëndësishme është që kategoria e fituar të mos jetë e ngurtësuar në jetë të jetëve. Sikur kjo kategori të kishte vlerë vetëm për tre apo katër vjet, do na jepte si produkt të drejtpërdrejtë atë që, mësuesi do të ishte në ndjekje të vazhdueshme të standardeve të kohës. Ndërkohë, natyrshëm të vjen ideja, se me këtë sistem kualifikimi duhet të lidhet paga e mësuesit.
Në të kundërt, mënyra e vetme e vlerësimit do të ishte vendosja e fotos së mësuesit tek aeroplani dhe jo te breshka. Për atë se si paguhen mësuesit tanë, mund të themi se kemi të bëjmë thjesht me rritjen e dinjitetit të tyre. Por, duke lidhur një pjesë të konsiderueshme të kësaj page me kategorinë nga e cila mësuesi vlerësohet, atëherë mund të besonim, se pagesa e mësuesit ka për të qenë stimul numër një për zhvillimin e tyre profesional dhe një garanci, se shpërblimi shkon tek ai që e pëlqen dhe i dhimbset profesioni që ka zgjedhur. Paga të jetë e ndarë në dy pjesë: pjesa e parë, ajo e diplomës, standarde dhe e njëjtë për të gjithë dhe pjesa e dytë, ajo e kategorisë, por më e rëndësishmja. Në kushtet aktuale të vendit tonë, është e nevojshme që kjo praktikë të marrë seriozitetin e duhur duke siguruar zbatimin e saj në një mënyrë korrekte. Kështu do të kishim një bazë të mirë në ndihmë të karrierës profesionale të mësuesit, si dhe objektivin e një politike arsimore, për atë se si duhet të jetë mësuesi.
Në vendin tonë është një armatë e tërë me mësues. Po të mendosh se në duart e saj kalon 100% e shoqërisë së vendit, bëhet e qartë se një energji pozitive apo negative e çliruar prej saj, nuk mund të jetë edhe aq pa ndikim në këtë vend. Në qoftë se nuk do të kishim një mësues të formuar, reformat që do të bëheshin në arsim, nuk do të kishin asnjë garanci për suksesin e tyre. Mund të pasurohen bibliotekat e shkollave, po nëse mësuesit nuk mbjellin dëshirën për lexim, nxënësi nuk do dijë çfarë të bëjë me to. Mund të furnizohen shkollat me kompjuterë gjithmonë e më të shpejtë, por në qoftë se mësuesit, në lëndët e tyre, nuk do të dinë si t‘i shfrytëzojë mundësitë që ata ofrojnë, këta kompjuterë nuk do të bëhen kurrë pjesë organike e shkollës. Një mësues i formuar, që nëpërmjet punës sistematike dhe serioze do të hynte në shtresën e intelektualëve, do të kishte shumë më tepër personalitet. Ky mësues do të mund të kultivonte te nxënësi edukatën e të mësuarit, punën sistematike dhe respektin ndaj vlerave të vërteta. Por, më shumë se kaq, do të ishte alternativa më e aftë për të kryer reformën në arsim, sepse një nga shtyllat ku mbahet arsimi i çdo vendi, në mënyrën më logjike krijohet nga mësuesit.