Amerika reali dhe ajo qe shihet nga Evropa
Mbeten vetëm disa ditë nga zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe rrjedhimisht, çdo debat e analizë parashikimi për Presidentin e ardhshëm, së shpejti do të bëhet histori e kaluar. Por MekKejn ka filluar ta ngushtojë distancën që e ndan nga rivali dhe emocioni se kush do jetë fituesi do të jetë akoma më i fortë në ditët e ardhshme.
Për shumë analistë evropianë, prej muajsh, dallga "Obama" duket e pandalshme nga çdo digë e kundërshtarit. Mediat evropiane, të ndikuara nga ato amerikane, japin një Obama të ri, gjenerues idesh dhe shpresash, i cili ka përballë një plak të ndershëm dhe ushtar të papërkulur, por të lodhur fizikisht e të varfër në ide. A është vërtet kështu?
Shpeshherë, në analizat e tyre, mediat evropiane u referohen gazetave të Nju Jorkut, Bostonit, Uashingtonit, Los Anxhelosit etj., duke harruar se këto metropole janë shumë afër mentalitetit evropian dhe jo një pasqyrim i drejtë i mbarë mentalitetit dhe hapësirës amerikane. Vetë formimi, historia dhe inteligjencia e këtyre qyteteve ka prejardhje dhe formim të fortë liberal. Kjo inteligjencë, me origjinë fillestare evropiane, më vonë është plotësuar me pinjollë nga të gjitha kombet dhe racat e botës, ku secili prej tyre u ka sjellë një pasuri të pallogaritshme intelektuale mikpritësve, por njëkohësisht e ka zhvilluar mendimin e vet sipas përpunimit që ka bërë aparati vetjak intelektual, ku jo pak peshon tradita e vendit të origjinës së tyre. Pa harruar se në rreshtimet e tyre politike, jo pak vend zë edhe simpatia për demokratët, tradicionalisht më afër minorancave etnike e raciale, dhe më të hapur ndaj tendencave të reja e avanguardiste, të cilat shpesh e kanë pasur zanafillën në këto qytete. Kuptohet që edhe analizat e këtyre përfaqësuesve mund të shquhen për mprehtësi dhe kolorit, por kurrsesi për paanshmëri partiake.
Element tjetër, që u jep peshë në sytë e Evropës këtyre qyteteve dhe i bën pika referimi të shëndetit ekonomik mbaramerikan qëndron në faktin se gjithë fuqia e Shteteve të Bashkuara, në sytë e botës, pasqyrohet pikërisht në bursat dhe institucionet e këtyre qyteteve. Një luhatje e indekseve të bursës së Nju Jorkut ose NASDAQ, natyrshëm ndihet më shpejt në Nju Jork dhe, prej këtej në Evropë. Luhatjet ndikojnë në humorin e analistëve dhe, të kombinuara me fuqitë mediatike të përqendruara në këto qytete, japin imazhin e përmbysjeve të fundbotshme. Por në realitet, amplituda e lëkundjeve ekonomike ndihet shumë e zbutur ose fare në Amerikën e thellë.
Nëse do t‘i referoheshim faktit se si Evropa e pasqyron krizën, të krijohet ideja se është e pamundur tashmë në Amerikë të gjesh punë dhe se rënia e standardeve të jetesës është e frikshme. Por nëse provon ta prekësh realitetin ose të marrësh kontakte me burime të pavarura, konstaton se situata nuk është tragjike. Sigurisht që ka një ngërç, i cili është më se i kuptueshëm pas një periudhe ndryshimesh e zhvillimesh, si tetë vitet e Presidencës "Bush", por shumë pak amerikanë mendojnë se janë në tunelin e krizës dhe më pak mendojnë se nuk ka dritë në fund të tij.
Edhe sondazhet e kryera në periudhat shumë kohë para datës së zgjedhjeve, nuk japin një pasqyrim real të humorit dhe opinionit, pasi sado shkencorë dhe gjithëpërfshirëse të jenë, vështirë se kapin gjithë gamën e publikut, e aq më tepër të Amerikës që punon.
Kjo është Amerika e parë në një prerje horizontale, por në një prerje në thellësi, harta e zgjedhësve është shumë e ndryshme në realitet nga çfarë perceptojnë kozmopolitët e Nju Jorkut, antikonformistët e Los Anxhelosit dhe liberalët e Evropës. Është edhe një Amerikë tjetër, që rrallë pasqyrohet në Evropë, e cila ka thënë gjithmonë fjalën e fundit dhe do ta thotë edhe këtë radhë. Vërtet që ka një stanjacion, por në popullatë përjetohet më tepër si panik i përhapur dhe i amplifikuar nga media, sesa një perceptim real, që e ndiejnë në lëkurën e tyre. Një krizë, edhe në variantin më akut të saj, nuk mund t‘i japë pasojat për dy muaj. Ky stanjacion i pjesshëm ka prekur më shumë shtresat e varfra, njerëzit me ngjyrë dhe pakicat etnike, por Amerika kryesisht përbëhet nga shtresa të mesme. Pasojat e stanjacionit mund të mobilizojë shtresat e margjinalizuara të qyteteve të mëdha të shkojnë në votim, por ky reagim do të shkaktojë një reaksion në zonat e thella dhe te mbështetësit republikanë për të dhënë të njëjtën mbështetje për kandidatin e tyre.
Nëse lufta në Afganistan dhe Irak, për perceptimin evropian dhe të intelektualëve të bregut lindor të Amerikës ishte e shmangshme dhe ndoshta e kotë, për pasardhësit e "kaubojve" dhe "pionierëve të pushtimit të Perëndimit të largët" kjo luftë ishte si përgjigje për sulmin e poshtër që iu bë Amerikës. Ndaj, fitorja e saj është një çështje nderi kombëtar dhe në ato hapësira ky koncept është diçka që ia vlen për të luftuar, edhe nëse duhet të vdesin.
Barazia raciale, e iniciuar nga Kenedi, është një arritje në kartë për ligjet amerikane dhe në qytetet e mëdha, por realiteti në Amerikën e thellë dhe në shtetet e jugut, pasardhëse të Konfederatës që e çoi republikën në luftë civile në shekullin e 19, nuk i pasqyron ligjet dhe është jo tërësisht i aplikueshëm. Në Jug ende ka kisha, klube dhe ambiente sociale ku, megjithëse nuk shkruhet "Ndalohet hyrja e zezakëve", zezakë nuk ke për të takuar. Vështirë se këto ambiente, qoftë edhe me votues demokratë, kanë për të pranuar një president afro-amerikan. Në mjediset politike vendase, ekziston shprehja: "Një republikan i Veriut është si një demokrat i Jugut". Ekziston mundësia që ky lloj demokrati i Jugut të abstenojë për kandidatin e tij afro-amerikan.
Gjithashtu, tej aparencës së diktuar nga disiplina e partisë, ku radhët demokrate duken kompakte, helmi që u hodh në fushatën partiake, tregoi tensionet e brendshme dhe asnjë nuk mund të garantojë se elektorati pro-Klinton do të jetë i disiplinuar dhe do votojë në masë për Obamën.
Qenia e Biden në prapavijë, sado që ai e njeh politikën e jashtme dhe ka një karrierë të lakmueshme e të plotë në politikë, nuk krijon iluzione për shumicën që e di se, ai që do të marrë vendimet dhe do thotë fjalën e fundit, do të jetë senatori i papërvojë, Obama.
Rigjallërimi i MekKejn dhe mëshimi që i bën në fjalimet e tij krenarisë amerikane, madhështisë dhe forcës së kombit, të kombinuara me të kaluarën e tij të panjollë në çastet e vështira, krijojnë besimin te një Komandant i Përgjithshëm i duhur për momentin kur kombi lufton në dy fronte. Kjo është një pikë që llogaritet si plus në analizën që do të bëjë votuesi para se të hedhë votën. Qenia e Palin në krah e favorizon në fitimin e zemrave të amerikaneve të mesme, të cilat tek ajo shohin nënën e devotshme, të ngjashmen e tyre të suksesshme në jetë. Pak prej tyre u intereson nëse Palin e njeh politikën e jashtme, pasi shumë prej tyre nuk kanë qenë dhe nuk kanë ndërmend të dalin jashtë.
Së fundi, qenia e MekKejn si përfaqësues i partisë në pushtet, nuk ka për ta lënë këtë të fundit pa një ndihmesë, qoftë edhe të minutës së fundit dhe ndryshimet e humorit publik të minutës së fundit, shpesh ndihmojnë kandidatin e partisë në fuqi.
Ndoshta ditët e ardhshme do na japin një ndryshim të momentit të fundit të raportit të forcave. Katër vjet më parë, Xhon Kerri dukej se e kishte të padiskutueshme fitoren, por në ditët e fundit, Bush përmbysi rezultatin dhe kjo la pa fjalë shumë analistë liberalë dhe tifozë evropianë.