Kriza ekonomike, BE, ndihmë vendeve të Lindjes

Krerët e shteteve të BE-së të mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm antikrizë, janë shprehur kundër një plani special për vendet e Evropës Lindore, por kanë rënë dakord për të ndihmuar shtetet më në vështirësi me vlerësime rast pas rasti. Sipas burimeve nga takimi BE-së, plani specifik për vendet ish-sovjetike me vlerë prej 160-190 miliardë eurosh, mund të ketë një efekt të kundërt dhe të shkaktojë panik. Kancelarja gjermane Angela Merkel ka qenë kundër idesë që vendet e Evropës Lindore të konsiderohen si një bllok unik.