E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, PD-ja përshëndet mbështetjen e SHBA-ve

Partia e Drejtësisë përshëndeti dhe mirëpriti me kënaqësi mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që i dhanë Republikës së Kosovës. Kjo parti shprehu kënaqësi edhe lidhur me verdiktin gjyqësor të Hagës për udhëheqjen shtetërore serbe, në ç'mënyrë edhe juridikisht në instancën më të lartë ndërkombëtare u vërtetua përgjegjësia për krimet e luftës, që shteti serb, në mënyrë më barbare, i kreu në Kosovë. Partia e Drejtësisë, gjithashtu mbështeti grevën e punëtorëve shëndetësorë.
Serbisë Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi edhe një herë vërtetoi përgjegjësinë për krime lufte që shteti serb, në mënyrën më barbare, i kreu në Kosovë, tha kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, duke shtuar se kjo gjykatë edhe një herë ka fituar argumente të palëkundshme për vërtetimin e legjitimitetit të plotë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës: Edhe Partia e Drejtësisë, shtoi Agani, fuqishëm mbështet grevën e më se 13 mijë punëtorëve shëndetësorë të Kosovës dhe qysh nesër do të dalë me kërkesë komisionit Parlamentar për Ekonomi e Financa për zgjidhjen e këtij problemi. Që nesër, Partia e Drejtësisë, do të kërkojë nga Komisioni parlamentar për Arsim e Shkencë amandamentimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës, me të cilin do të mundësohet vazhdimi i ngritjes shkencore të më se 120 mjekëve specialistë të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›