E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohen kufoma të tjera në Bangladesh

Varre të tjera me oficerë të ushtrisë që u vranë gjatë rebelimit nga roje të kufirit janë zbuluar në Bangladesh. Tre prej këtyre varreve u gjetën në një ndërtesë në Daka, ndërsa vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtatëdhjetë oficerëve të tjerë që nuk dihet se ku janë. BBC ka mësuar se midis dhjetë kufomave të gjetura ishte dhe ajo e gruas së komandantit të parë. Burimet thonë se shumë nga trupat janë të djegur dhe është vështirë që të identifikohen. Të premten u gjet një varrezë masive që mendohet se ka trupat e pesëdhjetë e tetë oficerëve. Qeveria tani ka sqaruar se oferta për amnisti që u ofroi më parë personave që morën pjesë në rebelim, nuk do të zbatohet për ata që kanë kryer vrasjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›