E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, dy të vdekur nga një ortek dëbore

Val Martellos -Dy udhëtarë ka mbetur të vdekur sot në veri të Italisë nga një ortek dëbore që përfshiu rajonin alpin, fqinj me Tirolin austriak, bëri të ditur agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Nga një ortek tjetër mbeti i plagosur edhe drejtuesi i një makine.Udhëtarët janë përfshirë nga orteku pranë Val Martellos, në luginën e Val Venostes, 3 000 metra mbi nivelin e detit.

Trupat e tyre u nxorën nga punonjësit e ndihmës së shpejtë që ishin njoftuar nga një dëshmitar. Një tjetër ortek ka rënë pranë Val Martellos ku si pasojë u plagos një drejtues makine.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›