E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj në Kuvend: Duhet të mbajmë qendrim parlamentar ndaj ish ministrit Pango

Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj kërkoi sot seancë plenare që Kuvendi të mbajë qëndrim ndaj deputetit Ylli Pango, ish-ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i shkarkuar një ditë më parë nga kryeministri Sali Berisha.  Kuvendi po debaton sot ndaj gjestit të ish- ministrit Pango, të cilin deputetja Leskaj e cilësoi një "shkelje të rëndë morali dhe etike. Kryeministri e shkarkoi ministrin e turpit, por ai duhet t'i kërkojë ndjesë shqiptarëve për emërimin e tij. Kjo është një çështje e parlamentit, i cili duhet të mbaj qëndirm të qartë e të prerë, ndaj këtij rasti. Z. Pango nuk mund të ketë më imunitetin e deputetit dhe duhet të përgjigjet në bazë të kodit penal për veprën e kryer", u shpreh Leskaj. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›